
Premtimet mashtruese dhe të zbrazëta të Khomeinit i mbushën zemrat e njerëzve me shpresë e optimizëm të madh. Duke ndezur pëlqimet nacionaliste dhe fetare të njerëzve të zakonshëm, ai e portretizoi veten si shëruesi i gjithçkaje. Miliona njerëz u derdhën në rrugët e Teheranit dhe në rrethina për ta pritur atë me krahë hapur e me zemër plot.
Nuk u desh shumë kohë për të kuptuar se premtimet e sheqerosura e ekstravagante të Khomeinit ishin të zbrazëta, të rreme, mashtruese dhe thjesht gënjeshtra. Forma të ndryshme shtypjeje, dhunimet e të drejtave të njeriut, pengimi i lirive civile, kufizimet në veshjen dhe lirinë e grave… u rishfaqën sërish, këtë herë në emër të fesë dhe urdhrit të zotit. Kjo histori vazhdon edhe sot.





