Wednesday, February 1, 2023

Protesta dhe Përplasje në Qytete të Ndryshme të Iranit në Ditën e Pestë të Kryengritjes

22:16:4722:17:53Lajme lidhur me Kryengritjen në Iran

Protesta dhe Përplasje në Qytete të Ndryshme të Iranit në Ditën e Pestë të Kryengritjes

Protestat dhe përplasjet vazhdojnë ende në Teheran e në shumë qytete të tjera të Iranit në orët e fundit të ditës së pestë të kryengritjes.

Në mbrëmjen e së hënës, më 18 nëntor, shpërthyen përplasje intensive mes popullit dhe forcave shtypëse në Islamshahr, në jug të Teheranit.

Kur Forcat e Sigurisë së Shtetit (SSF) nuk ia dolën të fitonin kontrollin, IRGC u dërgua në skenën e ngjarjeve për të shtypur protestat. Në shumë raste, pjesëtarët e personelit të IRGC-së veshin uniforma të SSF-së.

Gjatë përplasjeve, zyra e liderit kriminel të lutjeve të së premtes në Islamshahr, Mohammad Noërouzi, u shkatërrua, stafi i tij u arratis dhe makinës së tij iu vu zjarri. Ndërtesa e fondacionit shtetëror të Martirëve dhe dyqanet në pronësi të IRGC-së në qytet u shkatërruan plotësisht. Rreth 95 përqind të bankave në Islamshahr dhe Chahar Dangeh u është vënë zjarri. Vetëm pak banka kanë mbetur funksionale në qytet.

Në Teheran vazhdojnë përplasjet mes popullit dhe Forcave të Sigurisë së Shtetit (SSF) e agjentëve me veshje civile në Pazarin e Dytë Nazi Abad dhe në kryqëzimin Coca Cola (Pirouzi).

 

Në Pakdasht të Teheranit, njerëzit kanë dalë në rrugë dhe regjimi ka dërguar grupe mercenarësh represivë në zonë. Situata e qytetit ngjan me një zonë lufte.

 

Në Narmak të Teheranit vazhdojnë përplasjet e forta dhe forcat shtypëse qëllojnë në ajër për ta shpërndarë turmën.

 

Në Isfahan, në orën 8:00 mbasdite sipas kohës lokale, pati përplasje të fuqishme mes rinisë dhe agjentëve të SSF-së, dhe trazirat vazhdojnë akoma. Rinia po përdor taktika ‘godit-e-vrapo’ kundër mizërive të agjentëve të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC).

 

Sot pati përplasje në Khorramshahr, ku rinia u vuri flakën tre automjeteve të SSF-së.

Në disa zona të qytetit Shiraz, IRGC ka shkuar nëpër shtëpitë e njerëzve dhe ua ka marrë fëmijët, madje edhe adoleshentë në moshë 12 vjeçare.