Wednesday, February 1, 2023

Protestuesit Përleshen me IRGC në Pjesë të Ndryshme të Vendit

Protestuesit i rezistojnë forcave shtypëse të IRGC- 16 nëntor 2019 – Teheran, Iran

Kryengritja e Iranit – Nr 20

Të hënën, në 18 nëntor, në ditën e katërt të kryengritjeve mbarëkombëtare,Teherani dhe shumë qytete të tjera, përfshirë Shirazin, Isfahanin, Karajn dhe Kermanshah, ishin skena përplasjesh dhe përleshjesh midis protestuesve dhe rinisë rebele nga njëra anë dhe forcave shtypëse të regjimit në anën tjetër, përfshirë Forcat e Sigurimit të Shtetit (SSF), Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), Ministrinë e Inteligjencës dhe Sigurisë (MOIS), njësitë speciale anti-rebelim dhe agjentë të thjeshtë.

Në shumë raste, protestuesit arritën të shtyjnë forcat policore të regjimit.

Në Isfahan, rinia rebele shkatërroi disa banka në pronësi të shtetit, si dhe seminaret e regjimit. Ata dëmtuan gjithashtu një qendër telekomunikacioni në një prej  rajoneve të këtij qyteti. Më tej rinia shkatërroi një numër të kamerave të sigurisë me qark të mbyllur të regjimit.

 Në Khomeini Shahr (dikur Sedeh), të rinjtë dhe agjentët e SSF u përleshën dheprotestuesit i vunë zjarrin bankave.Në mënyrë që të parandalonin sa më shumë njerëz që të bashkohen nëprotesta, mercenarët e regjimit  hodhën gaz lotësjellës në shtëpitë e njerëzve.

Në Teheran, protestuesit dogjën një motor që i përkiste forcave Bassij  të IRGC si dhe një stacion të SSF. Në Pars, Teheran rinia rebele përmbysi një minibus që i përkiste forcave shtypëse të SSF dhe i vuri zjarrin. Në krahinën Marlik të Eslamshahr në Teheranin jugor, protestuesit dogjën 15 banka .

 Në Karaj, rinia rebele shkatërroi pjesën më të madhe të bankave dhe qendrave të regjimit të vjedhjes dhe plaçkitjes.Ata u mblodhën gjithashtu në autostradën kryesore Teheran-Karaj dhe e bllokuan atë.

Në Shiraz, njerëzit sulmuan zyrën e qytetit të udhëheqësit të lutjeve të së Premtes që është  dhe përfaqësues i Udhëheqësit Suprem të regjimit Ali Khamenei dhe i vunë zjarrin.

Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit

19 Nëntor, 2019