30 prill 2020
Lajme mbi punëtorët dhe krizën e papunësisë në Iran
Mohammad Reza Tajik, ish-zëvendës i Ministrit të Inteligjencës dhe Sigurisë (MOIS), në një intervistë të publikuar nga Agjencia shtetërore e Lajmeve Pana më 29 prill, tha: “Pas shpërthimit të koronavirusit dhe heqjes nga puna të një grupi punëtorësh, 780,000 njerëz janë regjistruar për të marrë sigurim papunësie, nga të cilët 680,000 i plotësojnë kriteret, por nuk u është dhënë sigurimi i papunësisë.”
Agjencia shtetërore e Lajmeve ILNA raportoi më 28 prill se, “40,000 punëtorë sezonalë dhe punëtorë ndërtimi kanë humbur punën në qytetin Mashhad.”
Sipas raportit të Agjencisë shtetëore të Lajmeve ILNA të publikuar më 28 prill: “Disa punëtorë të pushuar nga Fabrika e Sheqerit Fasa janë detyruar të punojnë në grumbullim plehrash. Punëtorët e Fabrikës së Sheqerit Fasa kanë muaj që migrojnë nëpër qytete të tjera për të fituar para apo për të mbledhur e shitur skrap e plastikë të vjetër.
******
“Poshtë Khamenei dhe hajduti Rouhani”: Njësitë e Rezistencës të PMOI/MEK
Anëtarët e Njësive të Rezistencës në Iran theksojnë zgjidhjen e duhur për Iranin, që është përmbysja e pushtetit të mullahëve. Përmes graffiti-ve në vende publike, ata shkruajnë mesazhet e liderit të Rezistencës Iraniane, Massoud Rajavi, dhe të Presidentes së NCRI-së, Maryam Rajavi.
Ata shkruajnë:
Teheran—Massoud Rajavi: “Ushtria e të varfërve duhet të rebelohet e të ngrejë krye.”
Teheran—Maryam Rajavi: “Vendimi kriminal i Khamenei-t & Rouhani-t për t’i rikthyer njerëzit në punë do të shkaktojë humbje jetësh të panumërta”
Isfahan—Massoud Rajavi: “Mullahët duhet të zhduken në mënyrë që ta vëmë nën kontroll koronavirusin”
Isfahan—Maryam Rajavi: “Ka vetëm një zgjidhje për Koronavirusin, për varfërinë, për shtypjen dhe për tiraninë. Kjo zgjidhje është përmbysja e diktaturës fetare të mullahëve në tërësinë e saj.”
Teheran—Massoud Rajavi: “Kanë marrë fund shanset e tiranisë fetare e çnjerëzore.”
Teheran—Massoud Rajavi: “Duhet të rebeloheni e të luftoni njëqind herë më fort për ta rifituar Iranin.”
Rafsanjan— “Punëtorë mbani mend, MEK ju mbështet ju dhe përpjekjet tuaja”
Isfahan— “Shpërthimi i koronavirusit ka ndodhur për fajin e regjimit iranian & mullahëve.”
Teheran—”Poshtë Khamenei, lavdi Rajavi”
Teheran— “Poshtë Khamenei, shkaku i shpërthimit të koronavirusit” / “Poshtë hajduti Rouhani”
***
Regjimi i Iranit Ekzekuton Kundërvajtësin Minoren Shayan Saeedpour
Autoritetet e regjimit iranian ekzekutuan Shayan Saeedpour-in të martën më 21 prill, në burgun e Saqqez, në Iranin perëndimor.
Saeedpour ishte transferuar në burgim të izoluar të hënën, më 20 prill, së bashku me gjashtë të burgosur të tjerë.
Saeedpour ishte një nga të burgosurit e arratisur gjatë një kryengritjeje në burg më 27 mars.
Me këtë kryengritje, të burgosurit protestuan ndaj kushteve të burgut në situatën e shpërthimit të koronavirusit, por u arrestuan nga forcat e sigurisë.
Saeedpour është i dyti i ekzekutuar nga 80 të burgosurit e arratisur.
Më 12 prill, i burgosuri politik 53-vjeçar Mostafa Salimi u ekzekutua me varje në burgun e Saqqez.
NCRI nxit OKB-në, raportuesit përkatës dhe organizatat ndërkombëtare të të drejtave njerëzore që ta dënojnë këtë ekzekutim të urryer.
Të burgosurit janë në rrezik infektimi me Koronavirus, si dhe në rrezik torturimi e ekzekutimi nga regjimi klerikal.