30 Pril 2020

Organizata e Popullit Moxhahedin të Iranit (PMOI, Mujahedin-e Khalq, ose MEK) njoftoi të Mërkurën, se koronavirusi deri më tani ka marrë jetën e 37,200 njerëzve në 306 qytete në të gjithë Iranin.
Regjimi i mullahëve ka hedhur një perde sekrete për sa i përket shpërthimit të pandemisë që nga fillimi. Kjo u bë e qartë menjëherë me njoftimin e vonuar të rasteve të para fatale në familje. Dokumentet e përgatitura nga Organizata Kombëtare të Urgjencës dhe të marra menjëherë nga Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit (NCRI) tregojnë se infeksionet e para COVID-19 ishin të njohura për regjimin iranian para fundit të janarit. Megjithatë, vetëm në19 shkurt zyrtarët e regjimit pranuan se ky shpërthim ishte aktiv.





