29 prill 2020
Numri i vërtetë i vdekjeve është shumë më i lartë
- Ekspertët dhe specialistët mjekësorë e konsiderojnë numrin e vërtetë të të infektuarve 20 herë më të lartë sesa shifrat zyrtare.
Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI / MEK) shpalli mbasditen e sotme, e mërkurë 29 prill 2020, se numri i viktimave të koronavirusit në 306 qytete të Iranit ka shkuar në mbi 37,200. Numri i viktimave në Teheran është 6,270, Isfahan 2,410, Khuzestan 1,750, Golestan 1,170, Azerbaixhani Perëndimor 1,155, Fars 935, Lorestan 850, Semnan 820, Yazd 670, Khorasan Verior 421, dhe Bushehr 375.
Numri i vërtetë i vdekjeve është shumë më i lartë. Në fund të marsit dhe gjatë prillit, shumë njerëz kanë humbur jetën nëpër fshatra të largëta, dhe shifrat e tyre nuk janë llogaritur. Gjithashtu, regjimi ka deklaruar qëllimisht shkaqe të tjera për këto vdekje. Universitetet mjekësore në të gjitha provincat raportojnë ekskluzivisht mbi pacientët dhe viktimat e spitaleve që mbulohen nga këto universitete. Shumë spitale të tjera, si ato private, të sponsorizuara nga qeveria, dhe spitalet e IRGC, ushtrisë, policisë, e të Basij dhe ministrisë së inteligjencës, nuk mbulohen nga këto universitete.