Përmbledhje e Lajmeve të Fundit – 26 Prill 2020

758

26 prill 2020

April 26, 2020: Latest NewsIran: Përditësim Mbi Koronavirusin, Mbi 35,800 Vdekje, 26 Prill 2020, 6:00 PM CEST

Over 35,800 dead of coronavirus (COVID-19) in Iran-Iran Coronavirus Death Toll per PMOI MEK sources

Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI) shpalli mbasditen e sotme, më 26 prill 2020, se koronavirusi ua ka marrë jetën mbi 35,800 njerëzve në 298 qytete të Iranit.

Numri i vdekjeve në disa provinca është: 5,950 në Tehran, 2,860 në Khorasan Razavi, 1,450 në Azerbaixhanin Lindor, 2590 në Gilan, 2350 në Isfahan, 2305 në Mazandaran, 750 në Sistan and Baluchistan, 670 në Ardebil, dhe 530 në Yazd. Këta numra janë përveç rasteve të regjistruara në provinca të tjera.

***

Iran: Fjalët e një të burgosuri politik – mbështetës i MEK

Ai që më merrte në pyetje më tha se ky është fundi i rrugës dhe nuk do ta shohësh më kurrë dritën e diellit
Një 31 vjeçar, mbështetës i MEK, i diplomuar me master në turizëm nga Universiteti i Teheranit, është arrestuar në verën e 2018-ës
Krimi i tij ishte vënia e një posteri të udhëheqëses së opozitës iraniane Maryam Rajavi mbi një urë të madhe në Teheran
Ai u arrestua nga Ministria e Inteligjencës dhe u dërgua menjëherë në burgim të izoluar në Godinën 209 të burgut Evin

Iran: Remarks of a political prisoner - MEK supporter

***

“Lideri suprem dhe IRGC nuk janë për t’u patur frikë”: Njësitë e Rezistencës të PMOI/MEK

Ndërkohë që mbi 34,700 njerëz kanë vdekur nga koronavirusi i ri në 297 qytete të shpërndara në të 31 provincat e Iranit, dhe dështimi i regjimit iranian gjatë krizës së koronavirusit ka shkaktuar zemërim publik në vend, Njësitë e Rezistencës Iraniane, të cilat janë pjesë e rrjetit të PMOI/MEK brenda Iranit, theksojnë se zgjidhja për situatën e Iranit është përmbysja e pushtetit të mullahëve. Ata kanë bërë graffiti nëpër vende publike ku kanë shkruar mesazhet e udhëheqësit të Rezistencës Iraniane Massoud Rajavi dhe të Presidentes së NCRI-së Maryam Rajavi:

Teheran—Massoud Rajavi: “Zgjedhja e brezit trim të Iranit është përmbysja e pushtetit të Khamenei-t”
Teheran—Maryam Rajavi: “Vendimi kriminal i Khamenei-t & Rouhani-t për t’i rikthyer njerëzit në punë do të shkaktojë humbje jetësh të panumërta”
Teheran—Massoud Rajavi: “Duhet të rebeloheni që të fitoni të drejtat tuaja.”
Teheran—Maryam Rajavi: “Irani është në flakë. Populli i Iranit nuk do as koronavirusin, as mullahët.”
Shiraz—Massoud Rajavi: “Lideri suprem dhe IRGC nuk janë për t’u patur frikë”
TorbatHeidaria—Massoud Rajavi: “Brezi i ri i Iranit nuk do t’i dorëzohet liderit suprem që shkaktoi koronavirusin.”
Teheran—Massoud Rajavi: “Për sa kohë që ekziston IRGC, mullahët do ta vazhdojnë shtypjen. Lavdi lirisë.”
Teheran— “Poshtë IRGC”
Teheran— “Poshtë mullahët”, “Diktatori do të shkatërrohet.”
Lahijan— “Poshtë Rouhani dhe mullahët”, “Poshtë mullahët”
Kerman—Massoud Rajavi: “Ushtria e të varfërve duhet të rebelohet dhe të ngrejë krye.”

“The supreme leader and the IRGC are nothing to be afraid of”: PMOI/MEK Resistance Units

Maryam Rajavi: E nxis komunitetin ndërkombëtar, sidomos Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së dhe organizata të tjera të të Drejtave Njerëzore që të ndërhyjnë menjëherë për t’u dhënë fund ekzekutimeve, për të siguruar lirimin e të burgosurve, dhe për të parandaluar një katastrofë të madhe humanitare në burgje

***

Shifrat e Vërteta të Koronavirusit në Iran Janë Rreth 20 Herë më të Larta sesa Ato që Raportohen

Real Coronavirus Numbers in Iran Are About 20 Times More Than Reported

Iran: Teheran, shpërthimi i koronavirusit — prill 2020

Massoud Younesian, një profesor në Universitetin e Shkencave Mjekësore të Teheranit, tha për gazetën shtetërore “Setareh Sobh” (Ylli i Mëngjesit) më 24 prill 2020: “Besoj që statistikat janë sistematikisht shumë më të ulëta se ç’janë në të vërtetë. Statistikat e koronavirusit në Iran raportohen në bazë të një procesi që i tregon rastet e raportuara si shumë më pak sesa realiteti, pasi testi që përdoret nuk është shumë i ndjeshëm dhe raporton vetëm gjysmën e rasteve.

Gjithashtu, testohet vetëm gjysma e njerëzve të shtruar në spital, dhe nëse e pranojmë që vetëm 20 përqind e rasteve shtrohen në spital dhe vetëm gjysma e tyre testohen, dhe vetëm gjysma e këtyre testeve dalin pozitive, mund të themi që statistikat e vërteta janë rreth 20 herë më të larta sesa ato që raportohen.”

Duke komentuar mbi vendimin kriminal të regjimit klerikal për të rihapur bizneset, që do të thotë t’i dërgosh njerëzit të masakrohen nga koronavirusi, ai tha: “Nuk u kemi dhënë një rishikim ekspertëve tanë. Dhe nuk ndjekim njohurinë e Organizatës Botërore të Shëndetit.”

Gazeta shtetërore publikoi një listë rrëfimesh të bëra nga anëtarë të parlamentit e të Këshillit të Qytetit të Teheranit lidhur me fshehtësinë e regjimit për sa i përket ekzistencës katastrofike të koronavirusit:

“Më 13 prill, Zyra e Kërkimeve Sociale e Qendrës për Kërkime Parlamentare publikoi një raport mbi ‘Shpërthimin e Koronavirusit’ ku shqyrton situatën e politikave në zonë, ku llogaritet të kenë vdekur 8,609 njerëz (rreth dy herë më shumë). Mbi 600,000 deri në 750,000 njerëz (rreth 8 deri në 10 herë më shumë).”

Mohsen Hashemi Rafsanjani, kryetar i Këshillit të Qytetit të Teheranit, më 19 prill në një seancë të hapur të Këshillit të Qytetit të Teheranit, i quajti jorealiste statistikat zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë lidhur me prevalencën e koronavirusit në Iran, dhe tha: “Anëtarët e këshillit të qytetit janë të shqetësuar se këto statistika do të krijojnë idenë sikur situata do t’i kthehet normalitetit dhe se do të përgatitet terreni për heqjen e kufizimeve.”

Mohammad Javad Haghshenas, kryetar i komisionit të shëndetit në Këshillin e Qytetit të Teheranit, e ka kritikuar gjithashtu Ministrinë e Shëndetësisë për mos-shpalljen e statistikave të koronavirusit në çdo provincë, duke e akuzuar ministrinë se i sajon statistikat dhe i jep publikut informacion të rremë. Pavarësisht gjithë këtyre diskutimeve, një sondazh i përbashkët i kryer nga Përfaqësuesi i Bashkisë së Teheranit për Çështjet Sociale dhe Kulturore dhe Qendra e Sondazheve të Opinionit Studentor Iranian (ISPA) ka gjetur se 48% e njerëzve nuk e besojnë numrin zyrtar të vdekjeve nga Koronavirusi.

Si rezultat, numri i vdekjeve nga Covid-19 në Iran është me shumë mundësi më i madhi në botë. Ndërkohë që deklaratat zyrtare të regjimit thonë se ka patur pak më shumë se 5,000 raste fatale, Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI/MEK) ka shpallur të premten, më 24 prill 2020, se numri i viktimave të koronavirusit ka shkuar në mbi 34,700 në 297 qytete të Iranit.