
23 Prill 2020
Një raport tronditës nga brenda Iranit zbuloi se infermierët spitalorë nuk lejohen të flasin për pacientët me koronavirus dhe është udhëzuar që të regjistrohen sëmundjen si “sindromë akute e shqetësimit të frymëmarrjes” në vend të koronavirus.
Sipas një dëshmitari okular nga Spitali Milad në Teheran, përhapja e koronavirusit është shumë më e lartë se më parë, por infermieret e spitalit nuk lejohen të përmendin që pacienti ka koronavirus. Dy infermiere në Spitalin Milad u larguan nga spitali pasi u treguan disa pacientëve dhe shoqëruesve të tyre se kishin Koronavirus.
Në një masë shqetësuese dhe çnjerëzore, autoritetet spitalore u kanë hequr uniformat Hazmat infermiereve dhe i kanë urdhëruar ato që të kujdesen për pacientët me uniformë të zakonshme për të shmangur frikën e shoqërimit të pacientëve. Kjo ndërsa 35 infermiere në Spitalin Milad kanë rezultuar me koronavirus.
Sipas këtij dëshmitari okular, aktualisht 99% e klientëve në Spitalin Milad janë pacientë me koronavirus dhe situata po përkeqësohet dita ditës. Sidoqoftë, zyrtarët e spitalit planifikojnë të pushojnë 70 infermierë me pretekstin e zvogëlimit të stafit të spitalit.
Sidoqoftë, Rouhani, presidenti i regjimit iranian shpalli 18 prillin 2020 si fundin e karantinës dhe tha që njerëzit duhet të shkojnë në punë.
Ebrahim Shakiba, zëdhënësi i selisë kundër koronavirusit në Universitetin e Shkencave Mjekësore në Kermanshah, njoftoi më 21 prill 2020 se që nga fillimi i shpërthimit të koronavirusit, 107 punonjës të departamenteve të ndryshme mjekësore dhe shëndetësore në krahinë ishin infektuar me COVID-19 . Shakiba tha se 23 prej tyre janë mjekë, 40 janë infermierë dhe 44 janë anëtarë të stafit shëndetësor. Në një lajm tjetër është përmendur që numri më i madh i personave të stafit mjekësor me koronavirus janë personeli i urgjencës. (faqja shtetërore elajmeve të Ueb sajtit Selamat News – 22 Prill 2020)
Personeli i urgjencës janë quajtur gjithashtu ënjgjëjt e Iranitsepse janë të parët që u shërbejnë pacientëve me koronavirus, por shumë pak përmënden ata. Për shembull infermieret në spital, puna e tyre është shumë e vështirë, dhe shumë prej tyre kanë patur probleme psikologjike. Njëra prej tyre tha se detyrat tona kanë arritur në 100 pacientë në ditë. Turnet e punës janë me orare shumë të zgjatura dhe ato ndonjëherë qëndrojnë në dhomën e urgjencës deri në dy javë.
Të enjten, më 23 prill 2020, Rezistenca iraniane njoftoi se numri i të vdekurve nga krizat e koronavirusit në 296 qytete në Iran janë rritur në më shumë se 34.200 njerëz.






