Mijëra punëtorë protestojnë ndaj pagave të ulëta gjatë krizës së COVID-19 në Iran

578

Mijëra punëtorë protestojnë ndaj pagave të ulëta gjatë krizës së COVID-19 në Iran

Punëtorët e Kerman Coal Mining Co. protestojnë ndaj transferimit të aksioneve të kompanisë tek sektori privat.

Mijëra punëtorë iranianë kanë organizuar tubime për të protestuar ndaj pagave të ulëta e kushteve të këqija të punës gjatë krizës së COVID-19 në Iran.

Më poshtë ka informacion rreth disa prej këtyre tubimeve nga punëtorët e fabrikave dhe kompanive industriale:

Të hënën, punëtorët e hekurudhës në Islamshahr të Teheranit dolën në grevë për të kërkuar rrogat e papaguara. Ata kanë katër muaj që nuk i marrin rrogat.

Punëtorët e Fabrikës Iran Merinus në Qom mbajtën një tubim jashtë fabrikës për të protestuar vonesën në lidhjen e kontratave për punëtorët. Kjo fabrikë bën produkte leshi.

Disa shoferë autobusi në Kompaninë e Autobusëve të Teheranit zhvilluan një tubim proteste jashtë Bashkisë së kryeqytetit. Ata thonë se kompania nuk ka paguar 4% të rrogave të shoferëve pensionistë.

Gjithashtu dje, rreth 3,000 punëtorë të qymyrgurit në Kerman bënë grevë dhe dolën nëpër rrugë në protestë ndaj vendimit të qeverisë për t’ia transferuar aksionet e kompanisë sektorit privat.

Më 14 prill, mbledhësit e taksave, të cilëve u është rënë shkurtim nga puna, në qytetin veri-perëndimor Qazvin u grumbulluan jashtë Organizatës së Autostradave të Iranit për të protestuar ndaj heqjes së tyre nga puna.

Më 13 prill, punëtorët e pushuar nga puna në Kompaninë e Transportit Ndërkombëtar të Gjirit Persik u mblodhën jashtë zyrës së Guvernatorit në Islamshahr për të kërkuar rrogat dhe sigurimet e tyre. Këta punëtorë thonë se nuk i kanë marrë rrogat që në shtator 2019.

Mos dhënia e rrogave të punëtorëve nga kompanitë e fabrikat iraniane nuk është ndonjë gjë e re në Iran dhe nuk ka lidhje me pandeminë e COVID-19, e cila ka ndikuar në ekonominë botërore.