22 Prill 2020
Jeta në nëntokë në Iran nën sundimin e mullahëve
Mes shpërthimit të koronavirusit në Iran, i cili deri më tani ka marrë jetën e mbi 33.400 njerëzve në të gjithë Iranin për shkak të mosveprimit dhe fshehjes nga ana e regjimit, publikimi i një video nga jeta e një grupi të “banorëve të varfër që jetojnë nën tokë”ka tronditur shoqërinë
Që nga shpërthimi i koronavirusit, regjimi iranian është përpjekur të fajësojë sanksionet që ka ndërmarrë qeveria e Sh.B.A-së kundër Iranit si shkak për shkallën e lartë të vdekshmërisë së COVID-19 dhe krizave të tjera sociale siç është varfëria. Por ndëkohë institucionet financiare të regjimit kontrollojnë miliarda dollarë.
Kjo video zemëroi njerëzit pasi tregoi se si këta njerëz të varfër po diskriminohen nga sistemi demoniak i mullahëve.
Ky film tronditës është bërë në 16 Mars 2020, dhe u publikua në 20 Prill 2020, në faqen e internetit të drejtuar nga TV i shtetit të Hamshahrit. Edhe pse çështja e nëntokës së viktimave fatkeqe të varësisë nuk është e re, publikimi i këtij filmi ka tërhequr shumë vëmendjen në mediat sociale. Ajo ka shkaktuar një valë neverie të publikut.
Prania e vendeve të tilla në kontekstin e shpërthimit të gjerë të koronavirusit mund të jetë një nga shkaqet kryesore të përhapjes së kësaj sëmundje.
Ndërkohë, vetëm institucionet nën kontrollin e Liderit Suprem të regjimit, Ali Khamenei, kanë qindra miliarda dollarë, që janë kanë plaçkitur popullit iranian. Çdo ditë ekzistojnë gjithashtu shumë raporte për korrupsion të gjerë dhe kërkim të qirave nga grabitësit e regjimit.
E përditshmja Jomhuri – e Eslami, në redaksinë e saj nga mulla Massih Mohaxher, i cili është kryeredaktori i kësaj gazete që nga viti 1981, ka shkruar më 9 prill: “Duke marrë parasysh reçesionin ekonomik të shkaktuar nga koronavirusi, çfarë do të bëjnë institucionet e mëdha financiare, siç janë Ekzekutimi i Urdhrit të Imam Khomeinit, Fondacioni Mostazafan i Revolucionit Islamik dhe Astan Quds nëse nuk i shpenzojnë paratë e tyre për njerëzit e varfër?
Në një situatë të tillë, ekzistenca e vendeve të tilla është jo vetëm zemëruese për çdo qenie njerëzore që dëshmon këto skena, por tregon edhe thellësinë e tragjedisë dhe zinxhirëve të krizave për shkak të mbretërimit të mullahëve.
Në një nga rastet më të fundit të korrupsionit të regjimit, 4 8 miliardë dollarë humbën në qeverisjen e Hasan Rouhanit dhe kjo u zbulua gjatë luftrave të tyre të brëndshme për pushtet. Ky është rasti i ri i përvetësimit dhe korrupsionit të qeverisë Rouhani.
Ekzistenca e banorëve të nëndheshëm është një turp për mullahët, të cilët kanë shkatërruar Iranin.
Raportet dhe pamjet nga Irani tregojnë se të mërkurën, forcat shtypëse të regjimit iranian sulmuan dhe shkatërruan shtëpitë e njerëzve të varfër në provincën e Khoramabad në Iranin perëndimor. Shumë nga këta njerëz ishin njerëz të dëmtuar nga përmbytja dhe që jetonin në shtëpi të improvizuara.
Siç tha zonja Maryam Raxhavi, presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI): “Mullahët janë asgjësues të ekonomisë së Iranit dhe burimeve të tij njerëzore dhe materiale”.
Siç tha zonja Maryam Rajavi, presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI): “Mullahët janë asgjësues të ekonomisë së Iranit dhe burimeve të tij njerëzore dhe materiale”.
Prandaj, siç ka thënë vazhdimisht zonja Raxhavi: “Sot, jo vetëm liria e popullit të Iranit, por edhe vetë jeta dhe shëndeti i tyre, si edhe ekonomia dhe ekzistenca e vendit varen nga rrëzimi i regjimit klerik.”