Saturday, July 27, 2024

Përmbledhje e Lajmeve të Fundit – 15 Prill 2020

April 15, 2020: Latest News15 prill 2020

Maryam Rajavi: Pasuria e popullit iranian, e vjedhur nga IRGC, fondacionet e kontrolluara nga Khamenei dhe fondacioni Astan-e Quds Razavi, duhet të rrëmbehet nga kontrolli i mullahëve dhe të vihet në shërbim të shëndetit e nevojave të popullit iranian, sidomos të varfërve

***

Forcat iraniane të inteligjencës & sigurisë kanë arrestuar disa arabë në Khuzestan, duke përfshirë një minoren, në ditët e fundit

Arsyeja e arrestimit dhe vendndodhja e tyre nuk dihen.
Alireza Korushat
Zia Korushat
Abdolkhalegh Jenami
Mehdi Obudi, 16 vjeç
Abbas Ka’bi
Mohammad Ka’bi

View image on Twitter

Edhe 15 vite të tjera për të burgosurin politik iranian pas 20 vitesh burg pa shkëputje

Të burgosurin politik Saeed Sangar e informuan të shtunën më 11 prill 2020 se ka marrë një dënim të ri me 15 vite pasi ka kaluar rreth 20 vite në burg.
Z. Sangar e mbaroi dënimin e tij me 18 vite burg në 2018-ën, por Drejtësia iraniane nuk e lejoi lirimin e tij. Tani, pas dy vitesh, avokati i caktuar nga gjykata e ka informuar se i duhet të qëndrojë edhe 15 vite të tjera në burg.
Ky verdikt i ri ishte nxjerrë më 1 mars 2020, nga Dega 2 e Gjykatës Revolucionare, por nuk i ishte komunikuar të burgosurit deri më 11 prill.

***

Irani Goditet nga Përmbytjet në Mesin e Krizës së Koronavirusit

Iran Hit by Floods as Coronavirus Crisis Continues

Përmbytjet në Iran – foto fajli

Epiqendra e krizës së koronavirusit në Iran është goditur tani nga përmbytjet, të cilat kanë marrë me vete automjetet e kanë mbushur shumë fabrika e dyqane me ujëra plot baltë. Përmbytjet në Qom të Iranit qendror erdhën vetëm një ditë pas përmbytjeve në provincën Khorasan Razavi në Iranin veri-lindor. Përmbytjet në Khorasan Razavi kanë prekur të gjitha qytetet e provincës, duke bllokuar 14 rrugë drejt fshatrave të ndryshme dhe katër rrugë kryesore ndërmjet qyteteve. Qytetet Davarzan, Sabzevar, Javin, dhe Joghtay kanë pësuar dëmet më të mëdha.

Dy njerëz kanë vdekur në Rashtkhar dhe Khaf, ndërsa dy të tjerë janë raportuar të humbur.

Lexo më shumë

***

Përditësim mbi burgjet e Iranit: Përhapet koronavirusi, ndërpritet kontakti me të burgosurit

Raportet nga qytete të ndryshme të Iranit japin një pamje shumë shqetësuese të përhapjes së koronavirusit të ri në burgjet e regjimit.

Njëkohësisht me përhapjen e COVID-19 në Burgun Qendror të Zahedan në provincën Sistan & Baluchistan të Iranit jug-lindor, autoritetet ia kanë ndërprerë ujin këtyre të burgosurve gjatë javës së fundit, duke i lënë ata në kushte të tmerrshme të mungesës së higjienës. Në godina të ndryshme të këtij burgu janë parë shenja të koronavirusit, i cili ka lënë të vdekur një numër të burgosurish.