15 prill 2020
Iran: Koronavirus
Gënjeshtra patetike nga Rouhani, zyrtari i regjimit pranon se 70 deri në 100 njerëz vdesin në Teheran çdo ditë, 800,000 të infektuar në mbarë vendin
Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI / MEK) shpalli të mërkurën, më 15 prill 2020, se numri i vdekjeve nga koronavirusi e ka tejkaluar shifrën 29,000 në 278 qytete.
Numri i viktimave në Teheran është 4,700, Qom 2,750, Isfahan 2,120, Khuzestan 1,190, Golestan 1,030, Azerbaixhani Perëndimor 880, Azerbaixhani Lindor 775, Fars 770, Lorestan 660, Semnan 490, Provinca Qendrore 470, Bushehr 170, dhe Hormozgan 85.
Pavarësisht rritjes së numrit të të vdekurve, Rouhani përsëriti prapë gënjeshtrat e tij sot. Ai tha: “Nuk ka pacient që të jetë refuzuar nga ndonjë spital në asnjë provincë apo qytet të vendit. Nuk ka patur mungesa shtretërish, qoftë edhe në njësitë e trajtimit intensiv… Nuk dimë as edhe një rast të vetëm gjatë tre muajve të fundit ku dikush të mos jetë shtruar në spital për shkak të varfërisë…. Të gjithë (janë pranuar) me sigurimet e tyre dhe në rastet e vështirësive financiare, pacientëve nuk u është kërkuar të paguajnë…. Armiqtë tanë duhet t’i japin fund propagandës që thotë se vitin e shkuar qeveria ishte në situatë të keqe, dhe këtë vit do të jetë edhe më keq…. Ky vit do të jetë një vit i mirë… Ata i paraqesin rrethanat si të këqija dhe duan ta terrorizojnë popullin, por këto janë gënjeshtra të plota e pa bazë.”
Ndërkohë, zyrtarët dhe ekspertët e regjimit, si dhe mediat shtetërore i refuzojnë vazhdimisht shifrat zyrtare të viktimave dhe paralajmërojnë për rritjen e përmasave të pandemisë në Iran. Komiteti i Shëndetësisë i Këshillit të Qytetit të Teheranit tha sot për të përditshmen Sharq, “Sipas shifrave që disponoj, 70 njerëz në rastin më të mirë, dhe mbi 100 në rastin më të keq vdesin nga Covid-19 në Teheran çdo ditë.” Pra, numri i viktimave është 4,000 deri në 6,000 vetëm në Teheran.