Friday, March 29, 2024

Iran: Numri i Vdekjeve nga Koronavirusi Shkon në Mbi 28,200 në 273 Qytete

Iran: Coronavirus outbreak, April 202014 prill 2020

Deklaratat e IRGC-së se kartelet e kontrolluara nga Khamenei kanë ofruar ndihma, kanë për qëllim zbutjen e zemërimit dhe urrejtjes së publikut.  

Regjimi mashtron duke e deklaruar më të ulët nga ç’është vërtet numrin e vdekjeve dhe të të infektuarve.

Maryam Rajavi: Populli iranian nuk po u kërkon bamirësi mullahëve. Pasuria e tij, e vjedhur nga IRGC, fondacionet e kontrolluara nga Khamenei dhe fondacioni Astan-e Quds Razavi, duhet të vihet në shërbim të popullit.

Presioni i madh i ushtruar nga populli dhe Rezistenca iraniane dhe impakti i tij brenda regjimit për sa i përket fondacioneve të kontrolluara nga Khamenei, ka arritur deri në atë pikë sa, sot, në një refren të koordinuar e të përgatitur posaçërisht, Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë iu bashkua Drejtësisë, IRGC-së, dhe medias duke thënë, “Fondacioni Mostazafan, Astan-e Quds Razavi, dhe sidomos Ekzekutimi i Urdhrit të Imam Khomeini-t (EIKO) kanë ofruar mbështetje të madhe për Taskforcën e Luftimit të Koronavirusit. Veprimet e ndërmarra nga EIKO kanë qenë mbresëlënëse për sa i përket shpejtësisë, cilësisë, dhe sasisë!”

Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI / MEK) shpalli sot se numri i vdekjeve nga Koronavirusi e ka tejkaluar shifrën 28,200 në 273 qytete të vendit. Numri i viktimave në Provincën Teheran është 4,550, Qom 2700, Khorasan Razavi 2,400, Gilan 2,310, Isfahan 2,030, Alborz 1060, Golestan 970, Kermanshah 770, Fars 690, Semnan 460, Chahar Mahal dhe Bakhtiari 260, Ilam 230, Bushehr 150, dhe Hormozgan 65.

Ndërkohë që regjimi përpiqet ta zvogëlojë numrin e të vdekurve dhe të të infektuarve duke publikuar statistika të rreme, madje duke i çuar shifrat edhe më poshtë nga ç’i kishte deklaruar ditët e mëparshme, dhe duke i detyruar njerëzit t’i rikthehen punës për të bërë sikur e ka nën kontroll përhapjen e koronavirusit, Ministri i Shëndetësisë i regjimit tha sot, “Komponenti i së ardhmes i këtij virusi është i paparashikueshëm, dhe është e mundur të përballemi me valë të forta të pandemisë në vjeshtë ose në dimër… Raporti i shtretërve të spitaleve me popullsinë është 1.6 shtretër për çdo 1,000 persona, më pak se në çdo vend europian, ku për shembull, Franca ka një raport prej 6.6 shtretërish për çdo 1,000 persona… Koronavirusi është i ri, dhe nuk e dimë ende nëse ngrohja e motit do të kontribuojë në frenimin e tij. Shpresojmë ta frenojmë valën e parë nga fundi i majit ose fillimi i qershorit, por nuk duhet të mendojmë se duke bërë kështu, ky virus i egër do të na lërë rehat… duhet të përgatitemi për ditë shumë më të vështira.”