Saturday, July 27, 2024

Raporti i IAEA-së Rrit Domosdoshmërinë që Bota t’i Ndalë Ambiciet Bërthamore të Regjimit Iranian

 

Iran nuclearPas vizitës së Rafael Grossi-t, Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), në Iran, në raportin e saj më të ri, siç raportohet nga Reuters, kjo agjenci e OKB-së ka konfirmuar ambiciet bërthamore të regjimit iranian. Gjetjet e këtij raporti e bëjnë të qartë që është e domosdoshme që komuniteti botëror t’i rivendosë të gjitha sanksionet mbi regjimin.

“Irani e ka lejuar agjencinë bërthamore të OKB-së që të inspektojë njërën nga dy zonat për të cilat kishte pranuar javën e shkuar të jepte akses, pas një bllokimi për një kohë të gjatë, ndërkohë që rezervat e uraniumit të pasuruar të Teheranit janë rritur edhe më shumë, thanë të premten raportet e agjencisë,” shkruan Reuters.

Sipas Reuters, raporti i IAEA-së pas inspektimit të zonës së parë bërthamore të regjimit ka konfirmuar se “Rezervat e uraniumit të pasuruar në nivele të ulëta (loë-enriched uranium – LEU) të Iranit janë rritur me 534 kg gjatë tremujorit më të fundit, afërsisht e njëjta sasi si në tre muajt e mëparshëm, duke arritur në 2,105.4 kg. Kjo është mbi 10 herë më shumë sesa limiti prej 202.8 kg i vendosur nga pakti bërthamor i 2015-ës i Iranit me fuqitë e mëdha.”