Mbledhje Protestuese e Aksionerëve të Kompanisë së Minierave të Kromitit, Esfandaqeh, në Kerman, Iran
Të dielën, 6 maj, 2018, rreth 100 aksionerë të Kompanisë së Minierave të Kromitit, Esfandaqeh, në Kerman, Iran u mblodhën përballë punishtes së kompanisë në rajonin e Abdasht në protestë ndaj pasigurisë së statusit të aksioneve të tyre.
Aksionerët e Kompanisë së Minierave të Kromitit, Esfandaqeh, thanë: “Fondi i Pensionit të Çelikut dhe Kompania Industriale e Minierave, Amir, të cilat zotërojnë respektivisht 51 dhe 17 përqind të aksioneve të kësaj njësie minierash, nuk u kushtojnë vëmendje kërkesave të punëtorëve, që zotërojmë 32 përqind të aksioneve të kompanisë”.
- Populli Iranian Proteston dhe Ndërpret Fjalimin e Rouhanit në Sabzevar, Iran
Të dielën më 6 maj, 2018, teksa Presidenti Rouhani mbërriti në Sabzevar, populli iranian protestoi kundër qeverisë dhe kërkoi të drejtat e tij të munguara prej disa vitesh.
Presidenti iranian, Hassan Rouhani mbërriti në Sabzevar, një qytet në provincën lindore të Khorasan Razavi duke shënuar fillimin e turit të qeverisë në këtë provincë.
- Dëshmitari ndaj rrahjes së gruas së re merret në pyetje
Gruaja që ishte dëshmitare e rrahjes së një vajze të re nga Patrullat e Guidës në një park në Teheran, është thirrur vazhdimisht, është marrë në pyetje dhe rrahur.
Znj. Hassanabadi, 47, qe dëshmitare e rrahjes së Nastaran, një vajzë e sëmurë me zemër, nga patrullat e guidës. Znj. Hassanabadi është rrahur gjithashtu.
Që atë ditë ajo është thirrur vazhdimisht në Qendrën famëkeqe të Ndalimit, Vozara, ku është rrahur gjatë marrjes në pyetje.
- Gruaja e re vetëvritet në Ardebil
Një grua e re u hodh nga një urë në Ardebil, në Iranin veriperëndimor, për të vrarë veten.
Përpjekja për vetëvrasje ndodhi më 4 maj, 2018, në Urën Daneshabad në Ardebil.
Përpjekjet e vazhdueshme për vetëvrasje nga të rinjtë në Azerbaixhan janë shtuar kohët e fundit duke shkaktuar shqetësim të madh midis familjeve azerbaixhane.
- Trump flet me Britaniken May për Iranin, Korenë e veriut
Presidenti i SHBA Donald Trump foli me kryeministren e Britanisë Theresa May të shtunën mbi çështje që përfshinin marrëveshjen bërthamore të Iranit, një javë përpara se presidenti të vendosë nëse Uashingtoni do të tërhiqet nga pakti, ka thënë Shtëpia e Bardhë.
Trump duhet të vendosë në datën 12 maj nëse do të tërhiqet nga marrëveshja e Iranit e vitit 2015, në të cilën Republika Islamike ra dakord ta frenojë programin e saj bërthamor në shkëmbim të lirimit nga sanksionet. Trump ka vendosur të tërhiqet, kanë thënë zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë më 2 maj.