Iran: Lotët e Prodhuesve Vendas

596

Një prodhues veshjesh, duke iu referuar tendencës historike në Iran, tha që iranianët kanë përdorur vetëm produkte iraniane në vitet e shkuara dhe nuk ka patur shenja të produkteve të importuara apo të kontrabandës së veshjeve në vend, dhe shtoi, çfarë ka ndodhur në këtë vend që i ka gjunjëzuar prodhuesit iranianë?

Në një intervistë me Agjensinë e Lajmeve Tasnim, që drejtohet nga shteti, më 5 maj, 2018, Mohammad Khaze’e, duke kujtuar që lënda bazë që përdoret në tekstile importohet dhe me shkallën e inflacionit dhe rënien e monedhës njësitë prodhuese përballen me shumë probleme dhe vështirësi, ai shtoi: më parë Irani mbante një vend të shquar në sektorin e prodhimit të pambukut por mungesa e infrastrukturës ka çuar në varësinë ndaj materialeve të importuara.

Duke argumentuar që mungesa e mbështetjes nga qeveria e Hassan Rouhanit për industrinë e tekstileve i ka lënë ata me shumë probleme, ai shtoi: “Ndërsa ne përballemi me këtë mungesë vëmendjeje, në vendet e tjera, jo vetëm që ofrojnë lehtësira të përballueshme; atyre u ofrohet mbështetje për tarifat dhe u jepen madje edhe shpërblime për eksporte. Sot lotët e prodhuesve vendas po rrjedhin për shkak të mungesës së mbështetjes.

Duke treguar se sot disa prodhues po falsifikojnë markat e huaja dhe po i shesin produktet e tyre nën emrin e markave të huaja të famshme në treg, ai tha: Interesant është fakti që ka një numër produktesh të tjera me marka të falsifikuara, që vijnë nga Kina. Kjo ua ka vështirësuar punën prodhuesve të respektuar të veshjeve.

Duke iu referuar markave të spikatura iraniane që sot nuk janë më në treg, ai tha: dikur prodhimi i veshjeve ishte art në këtë vend dhe prodhuesit kishin një vend të veçantë, po sot pse janë ata në këtë gjendje dhe vuajtje