Friday, March 29, 2024

Iranianët e mërguar kërkojnë ndryshimin e regjimit teksa afati bërthamor po afrohet

 Kongresi vazhdon të peshojë propozime masash të ndryshme që kanë për qëllim të rrisin presionin ndaj konglomeratit të sjelljeve agresive të Iranit, duke përfshirë programin e tij të raketave balistike. (AP)

 

Komuniteti ndërkombëtar është i varur në fije të perit teksa data 12 maj, afati i marrëveshjes bërthamore të Iranit po afrohet. Përkrahësit e marrëveshjes, të njohur më përpara si  Plani i Përbashkët i Veprimit (JCPOA), vazhdojnë të deklarojnë se po të mos ekzistojë kjo marrëveshje, do të ketë një luftë të re në Lindjen e Mesme.

Megjithatë, populli iranian, i përfaqësuar nga mijëra të mërguar që morën pjesë të shtunën në “Kuvendin e Lirisë së Iranit” Uashington, DC, shprehën kërkesën e tyre për ndryshimin e regjimit në shtetin e tyre. Thirrja e tyre ka mbështetjen e fortë të shumë amerikanëve të rëndësishëm dhe anëtarëve elitarë të kongresit.

Ky është fillimi i edhe më shumë javëve dhe muajve të trazuar për regjimin iranian.

Zëra të fuqishëm

Evenimenti u drejtua nga Organizata e Komuniteteve të Iranianëve të Amerikës, një grup që mbështet protestat e 2017-2018 dhe që përkrah ndryshimin e regjimit për të realizuar lirinë dhe demokracinë në Iran.

“Populli i Iranit i bën thirrje komunitetit ndërkombëtar, veçanërisht Perëndimit, të mbështesë kryengritjen e tyre për rrëzimin e regjimit iranian,” ka thënë liderja e opozitës iraniane Maryam Rajavi në një mesazh ndaj pjesëmarrësve të tubimit.

Si presidente e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), Rajavi është një zë i njohur i luftës prej katër dekadash të popullit të Iranit kundër regjimit sundues, që shumë e akuzojnë për ndryshimin e drejtimit të revolucionit të vitit 1979 dhe që tani po bën kërdinë brenda vendit dhe jashtë tij.

“Që kur u krijua JCPOA, Rezistenca Iraniane ka theksuar që marrëveshja bërthamore i ka siguruar ‘lëshime të pajustifikuara’ këtij regjimi dhe se çdo marrëveshje duhet të marrë parasysh ndërhyrjet e Teheranit në Lindjen e Mesme,” ka shpjeguar ajo, duke shtuar “përvoja e tre viteve të fundit ka konfirmuar se mullahët kanë përfituar nga këto lëshime të JCPOA për të shtypur popullin e Iranit dhe për të masakruar popullin e Sirisë.”

Ish kryetari i bashkisë së Neë York City dhe përfaqësuesi i tanishëm ligjor i Trump, Rudy Giuliani, mbajti një fjalim në këtë mbledhje për të shprehur mbështetjen e tij për ndryshimin e regjimit, duke thënë se Presidenti Amerikan është “po aq i përkushtuar ndaj ndryshimit të regjimit sa edhe ne.”

“Unë besoj fort që do të kemi një nga këto kuvende në Teheran… Protestat kanë përfshirë tani gjithë Iranin. 142 qytet dhe numri po rritet… Ne kemi një mundësi të vërtetë për t’i përshkallëzuar këto protesta,” shpjegoi ai.

Dhe në komentet e tij ndaj reporterëve, Giuliani shpjegoi se ndryshimi i regjimit në Iran është “e vetmja rrugë për paqe në Lindjen e Mesme” dhe “më e rëndësishme se një marrëveshje Izrael-Palestinë.”

Giuliani iu referua edhe vizitës së tij në Tiranë, kryeqyteti i Shqipërisë, që është bërë shtëpia e anëtarëve të Organizatës së Muxhahedinëve të Popullit të Iranit (PMOI/MEK), njësia kryesore e NCRI, duke lavdëruar përkushtimin e tyre dhe duke bërë thirrje për mbështetjen e kauzës së tyre.

“Tani që nuk kanë pse shqetësohen se mund të vriten nga Iranianët dhe Irakenët, të cilët janë bërë satelit i Iranit, ata mund të bëjnë shumë gjëra produktive. Tani ata e kanë forcuar në mënyrë dramatike aftësinë tonë për të sjellë lirinë në Iran,” tha ai.

Dhe për sa i përket  së ardhmes së JCPOA, Giuliani, i njohur për pozicionin e tij të hapur kundër marrëveshjes, mori një copë letër në duar dhe bëri sikur e shqeu.

Iniciativa bipartizane

Ish ambasadori i SHBA për Kombet e Bashkuara, Bill Richardson, ishte gjithashtu i pranishëm në këtë eveniment dhe informoi se si mbështetësit e NCRI kanë përkrahje bipartizane midis elitës politike të Amerikës.

“Populli i Iranit kërkon ndryshimin e regjimit… Ne jemi këtu për të vërtetuar se ka një opozitë legjitime, pikërisht këtu. Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit,” tha Richardson në fjalimin e tij.

Anëtarë të Kongresit nga të dyra palët dërguan mesazhe solidariteti dhe theksuan mbështetjen e tyre të vazhdueshme për luftën e popullit iranian kundër regjimit shtypës.

“Mesazhi juaj, ashtu si edhe ai i njerëzve në Iran, është një mesazh paqeje. Ju doni demokraci në Iran, jo luftë apo shtypje,” tha Rep. Ted Poe (R-TX), duke demaskuar të gjitha pretendimet e përkrahësve të regjimit Iranian kundër opozitës së vetme të organizuar të Teheranit e cila ka një platformë për të ardhmen e Iranit.

“Ta dini që keni miq dhe mbështetës në kongresin e SHBA, të gatshëm për të punuar për paqen dhe stabilitetin në Iran,” tha Rep. Eliot Engel (D-NY), Anëtar i Rangut i Komitetit të Punëve të Jashtme dhe figurë e rëndësishme midis Demokratëve të SHBA.

“Ju jeni këtu dhe vazhdoni të jeni zëri i popullit iranian, së bashku me njerëzit që marshojnë në Iran,” tha Rep. Ileana Ros Lehtinen (R-FL) në mesazhin e saj, duke vërtetuar edhe një herë se si sunduesit e Teheranit nuk kanë përkrahje popullore dhe se opozita iraniane në mërgim është përfaqësuesja e vërtetë e popullit të panënshtruar të Iranit.

Ky zhvillim madhor, i mbuluar gjerësisht nga media amerikane, vjen teksa Kongresi vashdon të peshojë një numër masash të ndryshme të propozuara që kanë për qëllim përshkallëzimin e presionit ndaj konglomeratit të sjelljeve agresive të Iranit, duke përfshirë programin e tij të raketave balistike, mbështetjen ndaj terrorizmit në vendet e tjera, dhe një program bërthamor krejtësisht të panevojshëm.

Javë e trazuar

Vetëm disa ditë kanë mbetur deri në afatin e JCPOA dhe të gjitha palët po përgatiten për një epokë të re të tërheqjes së  Uashingtonit nga një marrëveshje të cilën Trump e sheh si shumë të mangët.

Europa po përpiqet ta ruajë këtë marrëveshje ndërkohë që merr masa me qëllim ruajtjen e interesave të veta ekonomike kur të vijë dita që SHBA të tërhiqet nga JCPOA. Do të ishte shumë e pamundur, madje e palogjikshme, që Europa të qëndronte përkrah regjimit iranian dhe të shkonte kundër SHBA-së.

Teksa diskutimet e ndezura vazhdojnë dhe shumë njerëz në kampin anti-JCPOA kërkojnë një rikthim të  of sanksioneve, Rajavi hedh një hap më tej dhe ofron një zgjidhje komplementare që do ta alarmojë më tej Teheranin:

“Të njohë NCRI-në si alternativën demokratike ndaj regjimit klerik.”
 https://english.alarabiya.net/en/features/2018/05/07/Iran-exiles-demand-regime-change-as-nuclear-deadline-looms.html