Irani që ekziston sot është krejt ndryshe nga Irani për të cilin flasin librat e historisë. Një vend me një histori kaq të larmishme e spektakolare aktualisht po shkatërrohet nga lidershipi i korruptuar që torturon dhe ekzekuton popullin e vet për arsye arbitrare.
Amnesty International ka publikuar një raport që detajon disa nga statistikat e tmerrshme që e bëjnë Iranin një nga vendet më të llahtarshme për sa i përket lidershipit të tij brutal.
Gjatë vitit 2016, ka patur më shumë se pesëqind ekzekutime të regjistruara. Theksohet fjala ‘të regjistruara” sepse ka patur pa asnjë dyshim shumë ekzekutime të tjera që nuk janë regjistruar zyrtarisht. Më shumë se gjysma e ekzekutimeve që kryhen në botë janë në Iran.
Amnesty international jep statistika për katër burgje në Iran: Burgu Rajaie Shahr (Gohardasht Karaj); Burgu Qezel Hessar; Burgu Urmia; dhe Burgu Zahedan.
Në godinën 10 të Burgut Gohardasht Karaj aktualisht ka më shumë se 260 të burgosur – 86 prej të cilëve janë të dënuar me vdekje. Godina 3 mban gjithashtu rreth 180 të burgosur të moshave 25 e poshtë. Gjysma e këtyre të rinjve janë të dënuar me vdekje për “ndëshkim në natyrë”. Shumë nga këta të rinj janë arrestuar përpara se të mbushnin 18 vjeç.
Në njësinë 2 të burgut Qezel Hessar ka afërsisht një mijë të burgosur, disa prej të cilëve janë atje për akuza lidhur me drogën.
Në Burgun Urmia ka më shumë se njëqind të burgosur të dënuar me vdekje në godinat 1, 2, 3 dhe 4. Tetë nga të burgosurit janë dënuar me vdekje pavarësisht faktit që kanë probleme mendore. Ka tre të burgosur të tjerë të dënuar me vdekje në godinën 12 dhe gjashtë të tjerë presin dënimin me vdekje. Burgu ka gjithashtu një godinë të veçantë për të rinjtë ku ka gjashtë të dënuar me vdekje. Gjashtë të tjerë presin ekzekutimin në godinën 15 e cila mban të burgosurit që janë arrestuar me akuza të lidhura me drogën.
Në Burgun Zahedan ka të paktën 136 të dënuar me vdekje, shumë prej të cilëve kanë qenë të burgosur për shumë vite. Disa nga të burgosurit që presin ekzekutimin po mbahen me akuza të lidhura me drogën dhe ka edhe një numër të burgosurish politikë. Godina 4 e burgut ka 4 individë të dënuar me vdekje për lidhje me grupe politike, vrasje dhe akuza droge.
Raporti i Amnesty International jep detaje për vetëm katër burgje, por rastet janë të ngjashme edhe në shumë burgje të tjera në mbarë vendin.
Regjimi iranian është famëkeq për ekzekutimin e të burgosurve politikë dhe anëtarëve të opozitës. Ka gjithashtu shumë iranianë që mbahen në burg për shkak të pjesëmarrjes në protestat e fundit që kanë përfshirë gjithë vendin.
Në vitin 1988, u ekzekutuan më shumë se 30,000 të burgosur politikë në atë që është bërë e njohur si masakra e 1988-ës. Ky është një krim kundër njerëzimit i cili nuk është harruar kurrë nga populli i Iranit, e megjithatë regjimi iranian nuk e ka marrë asnjëherë përgjegjësinë për këtë gjë.
Regjimi iranian nuk ka mbajtur përgjegjësi as për ekzekutimet e tij arbitrare që ndodhin pothuajse përditë. Është koha që komuniteti ndërkombëtar të mbështesë popullin e Iranit dhe t’i mbrojë nga regjimi vrasës e torturues që po keqadministron vendin dhe burimet e tij.