Friday, September 13, 2024

Mini Raporti i së Mërkurës për Iranin – 20 Qershor, 2018

  • Ekspertët e OKB Nxisin Iranin të Ndalojë Ekzekutimin ‘Arbitrar’ të të Dënuarit të Mitur

Dy ekspertë të të drejtave të OKB u kanë bërë thirrje autoriteteve iraniane të ndalojnë ekzekutimin e planifikuar të një djali të dënuar për vrasjen e mësuesit të tij në moshën pesëmbëdhjetë vjeçare.

Në një deklaratë më 19 qershor, ekspertët cituan raporte në të cilat thuhej se Mohammad Kalhori do të ekzekutohet pak kohë pas muajit të shenjtë të Ramazanit, i cili përfundoi javën e shkuar.

“Irani ka marrë përsipër të mos lejojë dënimin me vdekje për të gjithë personat nën 18 përmes ratifikimit të Konventës Ndërkombëtare mbi të Drejtat Civile dhe Politike dhe Konventës mbi të Drejtat e Fëmijës,” kanë thënë Agnes Callamard, raportuesja speciale e OKB mbi ekzekutimet jashtë-gjyqësore apo arbitrare, dhe Renate Ëinter, që kryeson Komitetin e OKB për të Drejtat e Fëmifës.

  • Koalicioni i Drejtuar nga Sauditët Paraqet Armë të Jemenit nga Irani

Zyrtarët në një koalicion të drejtuar nga Sauditët i cili po lufton tani kundër rebelëve Shiite për të marrë nën kontroll një port kyç në Jemen, të martën paraqitën armë të marra nga fushëbeteja, ti cilat, sipas tyre tregojnë se rebelët po armatosen nga Irani.

Irani e ka mohuar me kohë armatosjen e rebelëve, të njohur si Houthi, pavarësisht raporteve nga Kombet e Bashkuara, vendet perëndimore dhe grupe të jashtme, të cilat e lidhin Iranin me arsenalin e rebelëve.

Armët që u janë treguar reporterëve në Abu Dhabi dhe më vonë në një bazë ushtarake  Emirate në një tur të sponsorizuar nga qeveria, përfshinin drone, një snaiper, bomba rruge të maskuara si gurë, madje edhe një “barkë drone,” e cila ishte mbushur me eksplozivë të cilët nuk kishin shpërthyer.

  • Protestë e Klientëve të Plaçkitur të Institucioneve të Kredisë Financiare në Teheran

Të martën, 19 qershor, 2018, klientët e plaçkitur të Institucioneve Alborz Development dhe Caspian Credit u mblodhën në Teheran për të protestuar ndaj grabitjes së parave dhe pronave të tyre.

Një grup investitorësh të plaçkitur të Institucionit Alborz Development u mblodhën përpara Ministrisë së Agrikulturës Jihad në Teheran dhe kënduan slogane që i kërkonin instituti të kredisë t’ua kthente asetet e tyre të depozituara.

  • Protestë e Pronarëve të Mehr Housing në Azerbaixhan, Iran Kundër Pagesës Ekstra për Shtëpitë

Të martën, 19 qershor, 2018, një grup pronarësh te rezidencave të Mehr Housing në provincën Azerbaixhan të Iranit, organizuan një protestë perpara governoratit në Osku kundër përpjekjeve të autoriteteve të qeverisë iraniane për të marrë para ekstra për njësitë rezidenciale si dhe mbajtjes së dokumentave të njësive rezidenciale.

  • Mbi 40 gra, vajza të sulmuara nga regjimi iranian në Iranin jug-lindor

Iran, 19 qershor, 2018 – Atmosfera në qytetin Iranshahr, në Iranin jug-lindor, ka qenë shumë e tensionuar ditët e fundit teksa po përhapen shpejt raporte të një rasti përdhunimi masiv të 41 grave dhe vajzave nga një bandë e mbështetur nga autoritetet e regjimit iranian, gjë që ka rezultuar në zemërim gjithnjë e më të madh.

Viktimat po japin detaje të reja për përfshirjen e ushtrisë dhe forcave të sigurisë së regjimitnë këtë krim. Disa nga këto gra dhe vajza thonë se janë grabitur nga “individë të armatosur të veshur me uniforma policie dhe ushtrie.”