Saturday, September 7, 2024

IRAN: Këpucarët Dalin në Grevë, Punëtorët, Akademikët, Studentët dhe Avokatët Protestojnë

 

Të hënën, 18 qershor, qindra prodhues këpucësh dhe punëtorët e tyre në Teheran i mbyllën dyqanet në protestë ndaj politikave shkatërruese të regjimit dhe u mblodhën në Bulevardin Bagh-e Sepahsalar. Ata kundërshtuan kostot e materialeve të nevojshme si dhe punësimin e punëtorëve jo-iranianë në këtë industriy, gjë që ka shkaktuar papunësi dhe një jetesë të varfër për mijëra prej tyre.

Protestuesit thërrisnin: “Vdekje papunësisë; vdekje kostove të larta; armiku ynë është këtu, por ata deklarojnë në mënyrë të rreme se armiku është Shtetet e Bashkuara; qeveri e paaftë, autoritete të paafta, prodhimi nuk mbështetet.”

Ata mbanin afishe ku lexohej: Solidaritet, Mbështetje, Jemi të gjithë bashkë; Respekt për punëtorët, përshëndetje fermerëve. Demonstrata filloi në orën 11 paradite dhe vazhdoi deri rreth orës 4 mbasdite. Protestuesit shfaqën varfërinë e tyre duke shtruar sofrabezë bosh në rrugë.

Qindra akademikë në pension erdhën në Teheran nga provinca të ndryshme, përfshirë Khorasan-in Veior, dhe u mblodhën përpara Ministrisë së Arsimit në Teheran për të protestuar ndaj mospagesës së shpërblimeve të viteve të kaluara. Ata thërrisnin: “Le të thërrasim për gjithë këtë padrejtësi; një përvetësim parash më pak dhe të gjitha problemet tona do të zgjidheshin. Në fund të mbledhjes, ata inskenuan një varrim simbolik për arsimin e vendit.

Punëtorët e bakrit të Darreh Zar në qytetin Rafsanjan u mblodhën për të protestuar rrogat e ulëta, mungesën e sigurisë së punës, dhe mospagesën e rrogave të tyre të vogla për disa muaj. Ata kërkonin zgjidhjen e problemeve të tyre.

Studentë të Fakultetit të Shkencave Shoqërore në Universitetin e Teheranit u mblodhën në protestë ndaj dënimeve për studentët e burgosur. Edhe profesorët e këtij universiteti iu bashkuan protestës. Studentët mbanin afishe ku shkruhej: Ngushëllime universitetit dhe studentëve; të gjitha dënimet kundër studentëve duhet të anulohen.

Një grup avokatësh të pavarur u mblodhën përpara parlamentit në protestë kundër shënimit të shtuar në Nenin 48 të Kodit të Procedurës Penale. Regjimi ua ka mohuar të drejtën për të zgjedhur një avokat të pandehurve për disa krime të caktuara duke shtuar një shënim në Nenin 48 Kodit të Procedurës Penale. Sadegh Larijani-it, kreut të gjykatës së regjimit, i është dhënë autoriteti për të caktuar një avokat për këto krime.

Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit
19 Qershor, 2018