Mini Raporti i së Mërkurës për Iranin – 13 Qershor, 2018

721

 

  • Ylli indian i shahut tërhiqet nga eventi i Iranit për shkak të rregullit të mbulimit të kokës

Indi: Ylli i shahut Soumya Sëaminathan nuk ka dashur të marrë pjesë në Kampionatin e Shahut të Skuadrave Aziatike, që do të mbahet në Hamadan, Iran, nga 26 korriku deri më 4 gusht, për shkak të rregullit të detyrueshëm të mbulimit të kokës në vend i cili, sipas saj, shkel të drejtat e saj personale.

Ajo shkroi në faqen e saj në Facebook, “Ligji iranian i mbulimit të detyrueshëm të kokës është një shkelje e drejtpërdrejtë e të Drejtave të mia bazë Njerëzore, duke përfshirë të drejtën time për liri shprehjeje, si dhe të drejtën për liri mendimi, ndërgjegjeje dhe feje. Me sa duket, në rrethanat aktuale, e vetmja mënyre për të mbrojtur të drejtat e mia është të mos shkoj në Iran.”

Ajo ka thënë gjithashtu se kodet fetare të veshjes nuk duhet t’u imponohen lojtarëve.

  • Rritja e Çmimeve Merr Vrull në Iran

Çmimet e arit dhe makinave si dhe kursi i këmbimit për dollarin amerikan arritën maja rekord në tregun iranian më 11 qershor, ndërkohë që disa përdorues të mediave sociale janë ankuar për një rritje të re në kostot e shtëpive në Teheran.

Një dollar tregtohej për 69,000 rialë (monedha e Iranit) në tregun e këmbimit të Teheranit më 11 qershor, ndërsa blerësit mund të blinin një dollar përkundrejt 67,300 rialëve ditën e mëparshme, raportuan tregtarët në shërbimin e mesazheve Telegram.

Çmimi i një monedhe standarte ari ishte më i lartë se 25 milion rialë në tregun e Teheranit më 11 qershor, duke shënuar një rritje prej 4 milion rialësh në krahasim me çmimin e javës së shkuar.

Çmimet e modeleve të ndryshme të makinave janë rritur midis 20 milion dhe 400 milion rialë gjatë 10 ditëve të shkuara.

  • Sulm dhe Arrestim i Punëtorëve Protestues të Grupit Kombëtar Industrial të Çelikut të Iranit

Në vijim të arrestimeve të gjera të punëtorëve të kompleksit të madh industrial të Grupit Kombëtar Industrial të Çelikut të Iranit në Ahvaz, Iran, të cilat ndodhën mbrëmjen e shkuar në Sheshin Kianpars dhe zonat përreth, ku deri tani gati 50 punëtorë janë arrestuar, të martën në mëngjes, 12 qershor, 2018, punëtorët u bashkuan edhe një herë duke formuar një rradhë dhe u drejtuan për në njësinë qeveritare të Khuzestanit, dhe pavarësisht prezencës së forcave shtypëse, ata ia dolën të mblidheshin përpara njësisë qeveritare dhe të bënin thirrje për lirimin e menjëhershëm të kolegëve të tyre të arrestuar.

  • Greva e Tregtarëve dhe Pronarëve të Dyqaneve në Kermanshah, Iran

Të martën, 12 qershor, 2018, tregtarët dhe dyqanxhinjtë në tregun Javanrud dolën në grevë dhe nuk i hapën dyqanet në protestë ndaj çmimeve të larta dhe mungesës së konsumatorëve në tregun e Javanrud, në provincën Kermanshah në Iran.

  • Punëtorët e Kompanisë Kishëood Protestojnë Kundër Rrogave të Vonuara

Të hënën në mëngjes, 11 qershor, 2018, punëtorët e Kompanisë Kishëood në Ishullin Kish kërkuan rrogat e tyre të papaguara për të paktën 14 muaj duke mbajtur një tubim proteste.

Sipas punëtorëve protestues të kompanisë së mobiljeve shtëpiake, disa prej tyre kanë rroga të prapambetura për mesatarisht 8 deri në 15 muaj, si dhe dy muaj premium siguracioni që nuk u është paguar siguracioneve shoqërore.