Puna e Fëmijëve në Rritje në Iran

1011

 Që nga viti 2000, përqindja e punës së fëmijëve në botë ka zbritur me një të tretën, por ka ende shumë vende ku puna e fëmijëve është problem serioz.

Një nga këto vende është Irani, ku varfëria e shkaktuar nga 40 vjet korrupsion të Regjimit bën që shumë prindër i dërgojnë fëmijët për të punuar përpara moshës pesë-vjeçare në mënyrë që të arrijnë të mbajnë familjen. Disa madje edhe i shesin fëmijët e tyre. Siç pritet, kjo situatë e tmerrshme i bën fëmijët subjekt të abuzimit dhe dhunës për vite të tëra.

Tahereh Pazhuhesh, Zëvëndës-Presidentja e Shoqatës për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve, ka thënë: “Pavarësisht reduktimit global në statistikat e punës së fëmijëve, shohim që puna e fëmijëve është rritur në Iran.”

Përqindja globale e punës së fëmijëve është ulur, por në Iran po rritet. Është e zakonshme të shohësh fëmijë në dyqane, tregje, ferma, fabrika, madje edhe në anë të rrugës duke pastruar xhamat e makinave. Shumica prej tyre janë detyruar të lënë shkollën.

Monitoruesi i të Drejtave të Njeriut në Iran ka krijuar një raport rreth punëtorëve fëmijë në Iran për Ditën Botërore kundër Punës së Fëmijëve (12 qershor). Ky raport ia vlen të lexohet i plotë, por do t’i përmbledhim këtu pikat kryesore.

Disa fakte rreth punëtorëve fëmijë në Iran

  • Shtatë milion fëmijë iranianë detyrohen të punojnë para se të jenë ligjërisht të aftë
  • 30% e këtyre fëmijëve nuk shkojnë në punë
  • 31% janë të moshave midis gjashtë dhe 11
  • 9% janë nën gjashtë vjeç
  • 60% janë i vetmi burim të ardhurash për familjet e tyre
  • 90% janë abuzuar seksualisht
  • 45% vuajnë nga sëmundje dhe probleme të tjera si SIDA, hepatiti, kequshqyerja, pesha e ulët, sëmundje të lëkurës dhe çrregullime psikologjike
  • Shumë nga këto janë shkaktuar, apo të paktën përkeqësuar, nga punët e tyre
  • Shumica punojnë të paktën gjashtë orë në ditë
  • Qindra prej tyre janë detyruar të punojnë si trafikues droge
  • Fëmijët lypës shpesh shfytyrohen me qëllim që të bëjnë më shumë para
  • Shumë prej tyre i vrasin për t’u marrë organet
  • Pak kanë akses në kujdesin mjekësor

Ju lutem kini parasysh: shumica e këtyre shifrave janë të mbledhura nga Regjimi dhe me shumë mundësi e nënvlerësojnë shkallën e problemit.