Wednesday, September 11, 2024

Shumica e Senatit Italian Lëshon një Deklaratë në Mbështetje të Kryengritjes së Popullit Iranian dhe NCRI

 

Në prag të Mbledhjes së Madhe Iraniane në Paris më 30 qershor, 2018, shumica e senatit italian lëshoi një deklaratë që shpall mbështetjen e tij për kryengritjen e popullit iranian dhe rezistencën e tyre për liri dhe demokraci.

Shumica e senatit u ka bërë thirrje vendeve europiane si dhe komunitetit ndërkombëtar të mbajnë një qëndrim të ashpër ndaj regjimit iranian dhe t’i kushtëzojnë marrëdhëniet e tyre me regjimin në ndalimin nga ana e tij të torturës dhe ekzekutimit, terrorizmit, programit të raketave, dhe luftënxitjes në rajon.

Deklarata është firmosur nga 11 anëtarë të bordit, përfshirë një zëvendës kryetar, dy moderatorë, dhe tetë sekretarë të senatit italian.

Deklaratë e Iranit: Mbledhja e Madhe Iraniane më 30 Qershor

Ka pothuajse katër dekada që diktatura fetare që sundon Iranin dënohet për shkeljet e vazhdueshme e të mëdha të të drejtave të njeriut. Mbi 120,000 mbrojtës iranianë të demokracisë dhe të drejtave të njeriut së bashku me disa nga familjarët e tyre janë arrestuar në mënyrë arbitrare, torturuar në mënyrë barbare dhe ekzekutuar madje. Mbi 30,000 të burgosur politikë u masakruan në verën e vitit 1988 thjesht sepse ishin në kundërshtim të diktaturës fetare dhe mbështesnin lëvizjen opozitare NCRI. Amnesty International i është referuar masakrës si një krim kundër njerëzimit, duke bërë thirrje që fajtorët të vihen përpara drejtësisë. Sipas raporteve të OKB, regjimi iranian mban rekordin botëror të ekzekutimit për kapita.

Pavarësisht një shtypjeje kaq të madhe, bota ka qenë dëshmitare e një vale të re kryengritjesh dhe protestash të popullit iranian gjatë janarit 2018, të cilat u përhapën shpejt në mbi 140 qytete në të gjithë vendin. Sloganet mbarëkombëtare të popullit iranian, përfshirë “të moderuar, konservatorë, loja mbaroi”, “poshtë Khamenei dhe Rouhani”, “jo Gaza, jo Libani, jeta ime është vetëm për Iranin” dhe “Lëreni Sirinë, mendoni për ne”, tregojnë qartësisht kërkesën e tyre për ndryshim regjimi dhe dhënien fund të terrorizmit dhe luftënxitjes së regjimit në vendet e rajonit.

Ne deklarojmë mbështetjen tonë ndaj këtyre kërkesave të ngritura nga populli iranian.

Më 9 janar, Khamenei shpalli publikisht se “kemi informacion specifik që tregon se PMOI (MEK) i ka planifikuar, përgatitur dhe organizuar protestat që disa muaj më parë.” Shumë zyrtarë të tjerë të regjimit e kanë njohur gjithashtu rolin kyç të PMOI dhe mbështetësve të saj në organizimin dhe vazhdimin e protestave.

Epoka ka ndryshuar në Iran. Populli iranian është ngritur për të rrëzuar regjimin dhe për të themeluar lirinë dhe demokracinë në Iran së bashku me paqen dhe sigurinë në rajon. Ne u bëjmë thirrje vendeve europiane dhe komunitetit ndërkombëtar ta zëvendësojnë politikën e tyre të paqësimit me një politikë deçizive. Marrëdhëniet me regjimin iranian duhet të kushtëzohen në heqjen e torturës dhe ekzekutimit nga ana e regjimit, si dhe në dhënien fund programit të tij të raketave balistike dhe eksportit të terrorizmit e luftënxitjes në rajon.

Ne deklarojmë gjithashtu mbështetjen tonë për Mbledhjen e Madhe Iraniane, që do të mbahet në Paris më 30 qershor, për të promovuar kërkesën e popullit iranian për ndryshimin e diktaturës fetare dhe për lirinë dhe demokracinë në Iran. Ne i bëjmë thirrje qeverisë sonë dhe komunitetit ndërkombëtar të mbajnë anën e popullit iranian dhe ta njohin NCRI-në si një alternativë ndaj regjimit.

Ne mbështesim gjithashtu planin me 10 pika të Presidentes së Zgjedhur të NCRI Znj. Maryam Rajavi, plan i cili ka për qëllim vendosjen e një republike demokratike të bazuar në ndarjen e fesë nga qeveria, barazinë gjinore, etnike dhe fetare, mos-ndjekjen e asnjë programi bërthamor, heqjen e dënimit me vdekje, bashkëjetesën paqësore dhe ndjekejen e rregullave dhe konventave ndërkombëtare, për të siguruar demokracinë, zhvillimin dhe progresin në Iran dhe në botë.

Është koha që komuniteti ndërkombëtar të vihet në anën e duhur të historisë.