Të shtunën në mbrëmje, 7 korrik, populli dhe të rinjtë trima të Borazjan-it (provinca jugore Bushehr) protestuan kundër të katërtës ditë rresht të mungesës së ujit të pijshëm dhe neglizhencës së zyrtarëve të korruptuar e despotikë të regjimit për sa i përket situatës katastrofike të jetesës në qytet.
Demonstrata, e cila nisi nga sheshi i spitalit, vazhdoi deri në orët më të fundit të natës. Njerëzit thërrisnin: Vdekje diktatorit; armiku është këtu, gënjejnë kur thonë se janë Shtetet e Bashkuara; lëreni Sirinë, mendoni për ne; nuk duam qeveri të paaftë; Mos kini frikë, mos kini frikë, jemi të gjithë bashkë; As Gaza as Libani, jeta ime për Iranin; Me një grabitje më pak, problemet tona do të zgjidheshin; Ne do të vdesim, por nuk e tolerojmë poshtërimin; Me një vjedhje më pak, problemet tona do të zgjidheshin.
Duke bërë premtime boshe, autoritetet e regjimit u përpoqën të shpërndanin njerëzit dhe t’ua shuanin zemërimin. Por njerëzit i tallën ata dhe thirrën: është gënjeshtër, është gënjeshtër. Përfaqësuesi i Khamenei-it dhe imami kriminal i lutjes së të premtes në këtë qytet u arratisën nga skena të frikësuar nga kryengritja e popullit.
Për shkak të politikave tradhëtare dhe shkatërruese të mullahëve, shumë qytete gjenden në kushte të tmerrshme në motin shumë të nxehtë të verës për shkak të mungesës së ujit. Javën e kaluar, Khorramshahr dhe qytete të tjera në Khuzestan organizuan demonstrata masive në protestë ndaj mungesës së ujit të pijshëm.
Sipas Shahin Pakrooh, një nga përfaqësuesit e kompanisë së inxhinierisë së ujit dhe ujërave të zeza të regjimit, 334 qytete po përballen me mungesë uji këtë verë, nga të cilat, 107 qytete janë në situatë të rëndë. Pritet që provincat Isfahan, Kerman, Fars, Khorasan dhe Sistan-Baluchestan të përballen më një krizë edhe më të rëndë (Tasnim, agjensia e lajmeve e IRGC, 24 prill)
Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit
8 Korrik, 2018