MEK dhe Roli i Rëndësishëm i Grave në Protestat e Fundit të Studentëve

1024

Iran – Roli i grave në Protestat e Iranit

Shkruar nga një Shkrimtar i Stafit më 16 janar 2020.

Më 8 janar, Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike qëlloi një avion ukrainas pasagjerësh me një raketë sipërfaqe-ajër, duke vrarë të 176 njerëzit që ishin në bord. Pas tre ditësh mohimi, regjimi e pranoi se ishte përgjegjës, duke ndezur kështu një seri protestash në Iran.

Kjo nuk është një sjellje e re nga regjimi, dhe as përgjigjja e protestuesve të guximshëm iranianë, burra e gra, në konfrontimin me regjimin, nuk është e re. Megjithatë, një nga karakteristikat më të rëndësishme të kësaj serie më të fundit protestash ishte roli i grave iraniane në drejtim, organizim dhe udhëheqje në skena të ndryshme.

 

Kushdo që e ndjek Rezistencën Iraniane e njeh mirë pjesëmarrjen dhe lidershipin e gjerë të grave në betejën për ta përmbysur diktaturën fetare që sundon Iranin. Videot e marra nga Kryengritjet e Nëntorit, të cilat u përhapën në 191 qytete të vendit, e tregojnë qartë faktin që gratë kanë patur rol udhëheqës në protesta. Videot nga protestat e fundit të nisura nga studentët e universiteteve tregojnë diçka të re: gratë dhe vajzat e reja po luajnë një rol të rëndësishëm në udhëheqjen e protestave dhe në mobilizimin e të tjerëve për të marrë pjesë. Ato po i kundërvihen me trimëri forcave të Basij e IRGC të regjimit, duke mbartur rrezikun dhe pasojat e faktit që mund të arrestohen, torturohen apo qëllohen nga snajperët e IRGC-së.

Ditën e parë të protestave, burimet e MEK që raportojnë nga vendngjarjet morën në video disa protestuese të guximshme që po përpiqeshin t’i ndalonin forcat e sigurisë të cilat po vinin me motoçikleta drejt rreshtave të parë të protestës. Gratë mund të shihen teksa udhëheqin protestat, dhe zërat e tyre mund të dëgjohen teksa udhëheqin thirrjet në dhjetëra video të publikuara online përmes rrjetit të MEK.

Gjatë Kryengritjes së Nëntorit, raportohet se mbi 400 gra janë vrarë nga kriminelët e IRGC-së, agjentët me veshje civile, dhe forcat Basiji, sipas Reuters. Mijëra të tjera janë arrestuar dhe po i nënshtrohen tani torturës e kushteve çnjerëzore në burgjet e regjimit.

Ministri i Jashtëm i regjimit ka komentuar mbi rolin e grave iraniane në kryengritjen e fundit gjatë komenteve të tij lidhur me protestat e ndryshme në Iran. Duke iu referuar Njësive të Rezistencës të MEK, ai tha, “Nëpër rrugë, dy-tre orë pas rënies së natës, jemi ndeshur me disa forca në këto vende, të cilat operonin si njësi të përbëra nga katër, pesë apo gjashtë persona. Zakonisht, ata ishin të shoqëruar nga një grua e cila i nxiste të tjerët dhe i ftonte t’i bashkoheshin protestës.”

Ai shtoi, “Në pjesë të ndryshme, sidomos në rrethinat e Teheranit, gratë e moshës 30 deri në 35 vjeç, kishin një rol të veçantë në udhëheqjen e trazirave… Roli i veçantë i grave në udhëheqjen e trazirave të fundit ka qenë i habitshëm.”

Udhëheqësja e opozitës së Iranit, Maryam Rajavi, në mesazhin e saj pas kryengritjes së nëntorit, ka vlerësuar rolin e njësive të rezistencës të MEK, të rinjve të rebeluar, dhe sidomos të grave, duke thënë: “Lavdi qyteteve tona të rebeluara të cilat janë në garë për t’u çliruar nga pushtimi i mullahëve.