Është e kuptueshme që gjendja sociale dhe ekonomike e Iranit kanë arritur në një pikë të pakthyeshme dhe shqetësimi i shoqërisë iraniane rritet çdo ditë për shkak të korrupsionit, paaftësisë dhe shtypjes së regjimit. Tani situata ka arritur në një pikë që edhe mediat shtetërore të Iranit e pranojnë “thellësinë e krizës”.
Në artikullin e saj më 27 dhjetor, e përditshmja shtetërore Etemad paralajmëron zyrtarët e regjimit se ata “nuk e kuptojnë thellësinë e krizës”, duke u kujtuar se hipokrizia e tyre dhe përdorimi i Islamit për të justifikuar veprimet e tyre çnjerëzore nuk funksionojnë më.
“Fatkeqësisht, performanca e Republikës Islamike dhe zyrtarëve të saj ka rritur pakënaqësinë e njerëzve dhe kjo pakënaqësi ka ulur popullaritetin e klerikëve tek populli”, shkruan e përditshmja Etemad.
“Madje edhe [mullahët] e pranojnë mënyrën e tmerrshme se si njerëzit i trajtojnë klerikët në publik. Pjesëmarrja e njerëzve në Faljen e të Premtes dhe frekuentimi i xhamive është ulur ndjeshëm. Sondazhet tregojnë se besimi i njerëzve te [mullahët] është ulur,” shton e përditshmja Etemad, duke konfirmuar urrejtjen e njerëzve ndaj regjimit.
“Një nga çështjet më të rëndësishme është zgjerimi i varfërisë absolute dhe relative, si dhe thellimi i hendeqeve të zhvillimit midis zonave të ndryshme të vendit. Kufiri i varfërisë në vend është rritur gati 40% nga viti 2019 në 2020-ën,” pohonte e përditshmja shtetërore Sharq më 27 dhjetor.
“Shkalla e varfërisë gjithashtu është rritur ndjeshëm vitet e fundit edhe për shkak të problemeve ekonomike dhe inflacionit. Në vitin 2017, 22% e popullsisë ishte nën kufirin e varfërisë dhe ky numër arriti në 32% në 2019-ën. Tani mijëra qytetarë bien çdo ditë nën kufirin e varfërisë,” shton Sharq.