Saturday, July 27, 2024

Iran: Përkujtimi i Përvjetorit të Kryengritjes së 2017-ës

Teheran – Veprimtaritë e mbështetësve të MEK dhe Njësive të Rezistencës – “Maryam Rajavi: Populli iranian nuk dëshiron të jetë nën zgjedhën e sundimit të mullahëve” – 27 dhjetor 2021

 

Njësitë e Rezistencës dhe mbështetësit e MEK-ut nënvizuan se diktatura fetare do të përmbyset

 

Me rastin e përvjetorit të katërt të kryengritjes së dhjetorit 2017 në më shumë se 140 qytete të Iranit, Njësitë e Rezistencës dhe mbështetësit e Mujahedin-e Khalq (MEK/PMOI) përkujtuan kryengritjen dhe mesazhin e saj në qytete të ndryshme të Iranit.

Kryengritja e vitit 2017, e cila filloi me demonstrata të mëdha nga populli i Mashhadit, u përhap me shpejtësi në më pak se 24 orë në të gjithë Iranin. Me sloganet “Vdekje Khamenei-t”, “Vdekje Rouhani-t” dhe “Reformist, fondamentalist, loja tani ka mbaruar”, njerëzit shfaqën vendosmërinë e tyre për ta përmbysur regjimin klerikal mesjetar në tërësinë e tij.

Veprimtaritë e Njësive të Rezistencës dhe mbështetësve të MEK përfshinë vendosjen e banderolave, pankartave dhe shkrimin e grafitive në pjesë të ndryshme të Teheranit dhe qyteteve të tjera, duke përfshirë Mashhad, Isfahan, Shiraz, Qazvin Hamadan, Zanjan dhe Yasuj.

Disa nga sloganet e tyre ishin: “Massoud Rajavi (Udhëheqësi i Rezistencës Iraniane): Velayat-e faqih është në fazën e fundit të përmbysjes”, “Massoud Rajavi: Kushtet objektive për përmbysjen e regjimit dhe vendosjen e ndryshimeve demokratike në Iran janë shumë pranë”, “Maryam Rajavi (Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI)): Ngrihuni për të përmbysur regjimin e Velayat-e Faqih”, “Maryam Rajavi: Populli iranian nuk dëshiron të jetë nën zgjedhën e sundimit të mullahëve”, “Poshtë Khamenei, rroftë Rajavi”, “Jo regjimit klerikal, po një republike të zgjedhur në mënyrë demokratike”, “Poshtë regjimi klerikal dhe Khamenei, rroftë MEK”, ” Rroftë Maryam Rajavi, “Vdekje parimit të velayat-e faqih, rroftë liria.”