Wednesday, February 1, 2023

Mërgimtarët Iranianë Zhvillojnë Tubime dhe Dënojnë Presidentin e Regjimit, Ebrahim Raisi

Lideri Suprem i regjimit iranian, Ali Khamenei, e ka miratuar zyrtarisht Ebrahim Raisi-n si presidentin e ri të regjimit. Njëkohësisht, mërgimtarët iranianë kanë zhvilluar disa protesta në dhjetëra qytete të Europës e të Shteteve të Bashkuara.

Iranianët dhe mbështetësit e Organizatës Muxhahedine të Popullit të Iranit (PMOI/MEK) në Londër të Mbretërisë së Bashkuar, zhvilluan një tubim proteste për ta nxitur komunitetin ndërkombëtar që ta ndjekë penalisht Raisi-n për rolin e tij në masakrën e 1988-ës ndaj 30,000 të burgosurve politikë. Ata mbanin një banderolë ku shkruhej: “Raisi, fajtor për masakrën e mijëra të burgosurve politikë duhet të ndiqet penalisht.” Ata mbanin gjithashtu tabela ku shkruhej: “Populli iranian dëshiron ndryshim regjimi,” duke u dhënë jehonë thirrjeve për ndryshim regjimi në protestat më të fundit të iranianëve në mbarë vendin.

Në një tjetër tubim në Itali, iranianët u grumbulluan për të shprehur solidaritetin e tyre me bashkatdhetarët e ngritur në Iran dhe bënë thirrje për ndjekjen penale të Raisi-t.

Ata mbanin një banderolë ku citohej thirrja e Amnesty International për t’i kërkuar llogari Raisi-t për rolin e tij në masakrën e 1988-ës.

Mërgimtarët iranianë zhvilluan një tubim në Bukuresht të Rumanisë për të mbështetur protestat në mbarë Iranin, dhe dënuan Raisi-n. Ata organizuan një ekspozitë me foto për të hedhur dritë mbi historikun e errët të Raisi-t.

Në Gjermani, mërgimtarët iranianë zhvilluan tubime në Berlin dhe Munster, duke dënuar presidentin e sapo-ardhur në pushtet, Raisi, sidomos rolin e tij të drejtpërdrejtë në masakrën e 1988-ës. Ata mbanin banderola ku nxitej komuniteti ndërkombëtar që ta ndjekë penalisht Raisi-n.

Protesta të ngjashme janë zhvilluar edhe në qytete të tjera të Europës të martën, duke përfshirë në Parisi, Hagë, Bern, Bruksel, etj.

Të dielën, Organizata e Komuniteteve Iraniane në Shtetet e Bashkuara organizoi një tubim dhe një ekspozitë me foto përpara Kapitolit të SHBA. Qindra iranianë, duke përfshirë të afërm të viktimave dhe dëshmitarë të masakrës, morën pjesë në këtë event, duke bërë thirrje për ndjekjen penale të Raisi-t për krime kundër njerëzimit. Pjesëmarrësit shprehën mbështetje për protestuesit pro demokracisë në Iran.