Loja “shumëngjyrëshe” e regjimit iranian me jetët e njerëzve

441

Regjimi i Iranit po luan me jetët e njerëzve me politikat e tij shkatërrimtare lidhur me COVID-19

Analizë nga PMOI/MEK

Iran, 07 maj 2020—Regjimi iranian ka shpallur 130 qytete si zona të bardha ku do të rihapen xhamitë dhe do të rifillojë mbajtja e lutjeve të së premtes. Disa thonë se qeveria e presidentit Hassan Rouhani po përpiqet të lërë të kuptohet në mënyrë indirekte se ky vendim është marrë nën presion nga autoritetet fetare në Qom të cilat janë të shqetësuara për humbjen e bizneseve të tyre gjatë muajit të Ramazanit.

Por a janë të vërteta zonat e bardha? Komentet e bëra nga zyrtarë të regjimit, duke përfshirë anëtarët e Taskforcës për Koronavirusin, tregojnë të kundërtën.

Edhe pse Iraj Harrirchi, Zëvendës Ministër i Shëndetësisë, është një nga mbështetësit e planit të rihapjes, ai e ka pranuar se 70 qytete, duke përfshirë të gjitha qendrat e provincave dhe qytetet më të rëndësishme në çdo provincë, janë zona të kuqe dhe me rrezik të lartë.

Një zyrtar i Ministrisë së Shëndetësisë ka theksuar: “Caktimi i ngjyrave nuk ka rëndësi dhe nuk do të thotë që situata është normale.”

Gjithashtu, Komiteti i Epidemiologjisë në Ministrinë e Shëndetit ka deklaruar: “Koronavirusi është në rritje në 15 provinca.”

Mohammad Reza Mahboubfar, anëtar i Komitetit për Parandalimin e Koronavirusit, tha, “Ndarja e gjeografisë së vendit në zona të bardha, të verdha e të kuqe për ta luftuar koronavirusin… nuk ka baza shkencore dhe është thjesht lojë fjalësh.”

Në mënyrë indirekte, ai e quajti Rouhani-n gënjeshtar, duke shtuar se nuk ka rëndësi nëse e quan një zonë të bardhë apo pa koronavirus, dhe tha: “Fjalët e presidentit se disa zona janë të bardha janë si rrjedhojë e keqinformimit që i është bërë atij.”