Nën shënjestër baza e forcave Basij në Karaj, tubime proteste në Teheran, Tabriz, Qom, dhe Bandar Abbas, demonstrata të natës në Mahabad
Mbrëmjen e së mërkurës, më 15 shkurt, në natën e 153-të të kryengritjes mbarëkombëtare, të rinjtë sfidues në lagjen Mohammad Shahr të Karajit shënjestruan bazën e forcave Basij në Homayoun Villa duke hedhur kokteje molotov.
Të martën në mbrëmje, të rinjtë në Dehlran, të cilët tentuan të shkatërronin statujën në sheshin Basij, u përleshën me agjentët e sigurimit të regjimit. Në këtë përleshje mbetën të plagosur dy nga të rinjtë dhe dy agjentë të sigurimit dhe të forcave Basij.
Në Teheran, sloganet “Vdekje Khameneit” dhe “Vdekje diktatorit” jehuan nga ndërtesat në zona të ndryshme, duke përfshirë qutezën Bagheri, Niavaran dhe lagjet Narmak.
Në Mahabad, të rinjtë ndezën zjarr në rrugë dhe organizuan demonstratë të natës ku thërrisnin, “Vdekje diktatorit” dhe “Jo mullahëve, jo Shahut, ne duam qeverisje nga këshillet “.
Të mërkurën në Teheran, pensionistët dhe ata që marrin sigurime shoqërore protestuan jashtë parlamentit të regjimit kundër kushteve të këqija të jetesës dhe shpërfilljes së regjimit ndaj kërkesave të tyre. Punonjësit e kantierit detar të Bandar Abbas hynë në grevë dhe u mblodhën në shenjë proteste kundër mospagimit të pagave dhe përfitimeve të tyre.
Të martën, familjet e nxënëseve që janë helmuar në shkollat e Qom që nga dhjetori zhvilluan një tubim proteste jashtë zyrës së guvernatorit.
Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI–Paris)
16 shkurt 2023