Thursday, March 28, 2024

Krizat e Regjimit Vazhdojnë të Shtohen

Regjimi në Iran po kalon situatën më kritike në 40 vitet që ka sunduar me terror dhe shtypje.

Regjimi do ta zhvillojë farsën e zgjedhjeve presidenciale në Iran më 18 qershor. Të dielën, Lideri Suprem i mullahëve, Ali Khamenei, i quajti këto zgjedhje “një mundësi e rëndësishme.” Por teksa data e zgjedhjeve afrohet, grindjet e brendshme të regjimit po shtohen.

Javën e shkuar, grindjet midis fraksioneve u intensifikuan nga dalja e një regjistrimi  audio të Ministrit të Jashtëm të regjimit, Mohammad Javad Zarif. Mosmarrëveshjet e brendshme të regjimit arritën deri në atë pikë saqë zëdhënësi i qeverisë Ali Rabie, të shtunën, paralajmëroi për një “bipolaritet shkatërrimtar” në shoqëri, duke folur për “akuzime spiunazhi.” Më pas, Khamenei doli në skenë për të sulmuar fraksionin rival dhe Zarif-in, duke u përpjekur të kapte më shumë pushtet.

Ministri i Jashtëm iranian Javad Zarif dhe Kapiteni terrorist Qassem Soleimani, dy anë të së njëjtës medalje

“Të pavetëdijshëm se sa i rëndë e i rrezikshëm ishte tsunami, njerëzit e panë shkatërrimin e qytetit të tyre nga lart. Kur dallgët u afruan, befas ata e kuptuan rrezikun e vërtetë dhe vrapuan të largoheshin, por ishte tepër vonë. Përmasat e dallgëve të zgjedhjeve së shpejti do të bëhen të qarta për të gjithë. Le t’i shmangemi një tsunami politik,” shkruante lidhur me këtë e përditshmja shtetërore Etemad më 27 prill.

Shtimi i grindjeve të brendshme të regjimit është reflektim i trazimit të shoqërisë iraniane. Populli po lufton me krizën e Covid-19 që përkeqësohet gjithnjë e më shumë për shkak të politikave të regjimit. Njerëzit po shtypen nën peshën e problemeve ekonomike dhe mezi arrijnë të fitojnë bukën e gojës ndërkohë që regjimi shpenzon biliona dollarë për terrorizëm dhe për programin bërthamor. Njerëzit shohin gjithashtu se si biliona dollarë të aseteve të tyre  plaçkiten nga zyrtarët e regjimit dhe humbasin në vrimën e zezë të korrupsionit.

Për këto arsye, shoqëria e Iranit është në prag të një shpërthimi. “80% e popullit jeton nën pragun e varfërisë. Aktualisht, vendi ynë është bërë bipolar, dhe kjo do të çojë në kolaps shoqëror,” u citua të dielën një sociolog i regjimit, Ahmad Bokharaie, nga e përditshmja shtetërore Eghtesad-e Pouya. Ai i paralajmëroi zyrtarët për një kryengritje tjetër, duke e quajtur atë “një kolaps shoqëror.”