Shkruar nga Mohammad Sadat Khansari më 29 tetor 2019.
Sekretari i Thesarit të Shteteve të Bashkuara, Steven Mnuchin, tha të hënën se SHBA do ta rrisë presionin ekonomik mbi regjimin e Iranit lidhur me programin e tij bërthamor. Ai e bëri këtë premtim gjatë një udhëtimi në Lindjen e Mesme, ku vizitoi aleatët e SHBA-së, Izraelin dhe Arabinë Saudite.
Sanksionet e rivendosura mbi regjimin iranian nga Presidenti Donald Trump pas tërheqjes së tij nga pakti bërthamor i fuqive botërore me Teheranin në 2015-ën, i kanë tharë burimet e të ardhurave iraniane nga nafta dhe ua kanë prerë bankave iraniane lidhjet me botën financiare.
“Kemi ekzekutuar një fushatë të presionit maksimal për sa i përket sanksioneve. Ato kanë funksionuar, po funksionojnë, po i ndërprejnë paratë,” tha Mnuchin para reporterëve në një konferencë për shtyp të hënën, më 28 tetor 2019.
“Do të vazhdojmë ta rrisim presionin, gjithnjë e më shumë,” tha ai.