Kellyanne Conway: SHBA i Ka Dhënë Mesazh të Qartë Regjimit Iranian Lidhur me Sjelljen e Tij ‘Malinje’

396

Kellyanne Conway, Këshilltare e Presidentit amerikan Donald Trump, tha të hënën se mesazhi nga Shtëpia e Bardhë është i qartë – sjellja “malinje” e regjimit iranian nuk mund të vazhdojë.

Në një intervistë për Fox News, Conway tha: “Presidenti është treguar shumë, shumë i qartë – edhe në postimet e tij në Twitter këtë mëngjes – si si ndihet lidhur me zhvillimet.”

Regjimi iranian ka thënë se ka arrestuar 17 shtetas iranianë të cilët dyshon se janë rekrutuar nga Agjensia Qendrore e Inteligjencës (CIA) për të spiunuar qendrat bërthamore dhe ushtarake të regjimit. Kanë thënë gjithashtu se disa prej të arrestuarve janë dënuar me vdekje.

Kjo vjen pas kapjes së një cisterne britanike nafte nga regjimi iranian në Ngushticën e Hormuzit të premten.

“Anija është kapur me pretendime të rreme e të paligjshme dhe iranianët duhet ta lirojnë atë dhe ekuipazhin e saj menjëherë,” tha për reporterët të hënën zëdhënësi i Kryeministres britanike Theresa May.

Në një intervistë në “Fox & Friends,” Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo tha se përgjegjësia për ta çliruar cisternën “i takon Mbretërisë së Bashkuar,” por “Ky është lloji i sjelljes që Irani ka shfaqur për 40 vite.”

“Mendoj se e gjithë bota po e kupton kërcënimin,” tha Sekretari Pompeo. Ai u dha gjithashtu jehonë fjalëve të presidenti dhe të Conway-it, duke thënë: “Do t’i thosha kujtdo që e lexon atë histori se regjimi iranian ka një histori të gjatë gënjeshtrash.”

Conway tha se regjimi iranian nuk është i lumtur që presidenti është tërhequr nga pakti bërthamor, dhe që nuk mundet më të mbështetet në “tonelata parash” të cilat i fitonte nga një “marrëveshje e keqe.”