Amerikani Akuzohet për Konspiracion për të Shkelur Embargon mbi Regjimin Iranian

553

Një juri e madhe federale në Shtetet e Bashkuara ka paditur një biznesmen nga Florida për konspiracion për të shkelur embargon amerikane kundër regjimit iranian.

Padia kundër sipërmarrësit të Pensacola, James P. Meharg, erdhi pas një hetimi të përbashkët nga FBI dhe Departamenti amerikan i Tregtisë, hetim që shqyrtoi shitjen e një turbine që gjeneron energji tek një klient në Iran, raportoi të hënën Associated Press.

Padia e shpallur të hënën nga Zyra e Avokatit të SHBA-së në Distriktin Verior të Floridës pohon se shefi ekzekutiv 59-vjeçar i Turbine Resources International ka komplotuar me kontakte në Mbretërinë e Bashkuar dhe në Iran në këtë transaksion të dyshuar.

Ligji federal ua ndalon amerikanëve dhe firmave amerikane të bëjnë biznes me regjimin iranian për shkak të sanksioneve ekonomike që datojnë që nga viti 1979.

Meharg do të gjykohet në shtator.