Politikat e qeverisë iraniane për transferimin e ujit, të cilat kanë shkaktuar një thatësirë në situatën midis pellgjeve, kanë bërë që vendi të bjerë në humnerën e krizave të reja të ujit, humnerë nga e cila, duke patur parasysh kontekstin aktual të ekonomisë jo-funksionale e të korruptuar dhe të problemeve financiare, ka shumë pak mundësi që të dalë.
Intensifikimi i thatësirës në vend ndodhi njëkohësisht me konsolidimin e politikave të transferimit të ujit nga krerët e katër qeverive të fundit, gjë që ka çuar në shkretëtirëzimin e shumë pjesëve të tokës së vendit.
Harta e shkretëtirëzimit, Irani si një nga rajonet më të prekura në botë, me një vulnerabilitet ‘Shumë të Lartë.’
Rreth 60 përqind e tokave të Iranit janë të ekspozuara ndaj shkretëtirës. Kjo është shpallur nga Organizata për Pyjet, Kullotat dhe Ujëndarëset, e Ministrisë së Bujqësisë. Progresi i shkretëtirëzimit në tokën e Iranit ndodh në një situatë ku shkretëtira per capita në Iran është më shumë se dyfishi i mesatares globale.
Intensifikimi i shkretëtirëzimit dhe thatësirës së vazhdueshme, për shkak të ndërtimit të digave e planeve të gabuara për transferimin e ujit nga pellgu në pellg, themelimi i pamenaxhuar i industrive, dhe fokusi në bujqësinë pa parime e të konsumit të lartë e kanë përshpejtuar procesin e shkretëtirëzimit në Iran.