27 Mars 2020
Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI) shpalli këtë mbasdite, më 27 mars 2020, se Koronavirusi ua ka marrë jetën më shumë se 12,400 njerëzve në 228 qytete të Iranit. Numri i viktimave në Sistan dhe Baluchestan është 140, në Khuzestan është 580, në Isfahan 1,400, në Lorestan 250, në Khorasan Razavi 1030, në Kermanshah 370, në Mazandaran 980, në Yazd 265, në Bushehr 25, dhe në Kohkiloieh e Boierahmad është 50. Këto numra janë përveç shifrave në provincat e tjera.