Christoph De Vries flet në event
Të enjten, zyra përfaqësuese në Gjermani e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI) zhvilloi një event ku nënvizoi problemin e përkeqësuar të abuzimeve ndaj të drejtave njerëzore në Iran. Një numër demonstruesish u mblodhën jashtë Bundestag-ut gjerman së bashku me disa parlamentarë gjermanë, ndërkohë që kishte edhe pjesëmarrës të tjerë që morën pjesë me video. Shumë nga fjalimet theksuan abuzimin e vazhdueshëm të regjimit iranian me dënimin me vdekje, duke marrë shkas nga fakti se eventi ishte organizuar qëllimisht për t’u zhvilluar vetëm dy ditë përpara Ditës së 18-të të përvitshme Botërore Kundër Dënimit me Vdekje.
Regjimi i Iranit ka shumë kohë që njihet si mbajtësi i rekordit për numrin më të lartë të ekzekutimeve per kapita. Ndonëse numri i këtyre ekzekutimeve është ulur vitet e fundit pas reformave ligjore të miratuara pa qejf, ky trend as nuk i është afruar rrezikut për heqjen e këtij statusi. Për më tepër, ka shenja që tregojnë se totali vjetor i varjeve ka prirje të rritet përsëri, teksa Teherani përpiqet t’i kundërvihet trazirave mbarëkombëtare të nxitura nga kushtet e përkeqësuara ekonomike dhe nga fakti që regjimi po i ri-afirmon vazhdimisht përparësitë e tij shkatërrimtare e të gabuara.