Ekspertët dëshmojnë në gjyqin e operativit të regjimit iranian për rolin e tij në masakrën e 1988-ës

609

eric david shadi sadrProfesor Eric David i Universitetit të Brukselit dhe Shadi Sadr, themeluese e “Drejtësi për Iranin”

Të enjten, më 24 mars, gjyqi i Hamid Noury-t, një operativ i regjimit iranian, për rolin e tij në masakrën e verës 1988 ndaj mbi 30,000 të burgosurve politikë, vazhdoi në Stokholm, ku Profesor Eric David, ekspert i njohur i ligjit ndërkombëtar për të drejtat e njeriut dhe president emeritus i Qendrës për të Drejtën Ndërkombëtare në Universitetin e Lirë të Brukselit, dha ekspertizën e tij në këtë temë. Të mërkurën, Shadi Sadr, një tjetër eksperte e të drejtës ndërkombëtare dhe një nga themelueset e organizatës Drejtësi për Iranin, dha dëshminë e saj.

Shumica e mbi 30,000 të burgosurve politikë të ekzekutuar gjatë masakrës së vitit 1988 në burgjet anembanë vendit ishin anëtarë dhe mbështetës të opozitës së quajtur Organizatës e Muxhahedinëve Popullorë të Iranit (PMOI/MEK). Vetë Noury ka qenë i përfshirë në qindra, në mos mijëra, vrasje që ndodhën në burgun Gohardasht të Karaj, një qytet që ndodhet në perëndim të Teheranit, kryeqytetit të Iranit.

Profesor David tha se konflikti midis PMOI/MEK dhe regjimit të mullahëve konsiderohet si një konflikt jo ndërkombëtar, duke shtuar se një konflikt jo ndërkombëtar duhet të jetë transparent, që do të thotë se palët e përfshira duhet ta kenë shpallur qartë luftën, zyrtarët e përfshirë duhet të jenë të njohur dhe të identifikueshëm. Këto kushte janë të vlefshme për konfliktin midis PMOI/MEK dhe regjimit iranian. Si rezultat, masakra e vitit 1988 e të burgosurve politikë në Iran duhet të klasifikohet si një konflikt jo ndërkombëtar, sipas Profesor Davidit.

1988 Massacre of political prisoners in Iran

Sipas të drejtës ndërkombëtare dhe Konventave të Gjenevës, krimet e kryera në konflikte jondërkombëtare, njësoj si ato në luftërat ndërkombëtare, konsiderohen krime lufte, vazhdoi Profesor David. Të gjitha këto ligje janë vendosur para vitit 1988, vit kur u krye masakra në Iran, shtoi ai, duke theksuar se, edhe nëse ligje të tilla nuk do të kishin ekzistuar në vitin 1988, mungesa e ligjeve për krimet e mëdha nuk pengon ndëshkimin e kriminelëve.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore nuk kishte asnjë fjalë për krimet e luftës, madje as në lidhje me luftërat ndërkombëtare, në ligjet e shumë vendeve si Norvegjia dhe Finlanda. Megjithatë, shumë kriminelë të Luftës së Dytë Botërore u ndoqën penalisht dhe u dënuan në këto vende mbi bazën e ligjeve për krime lufte. Për më tepër, masakra e vitit 1988 konsiderohet si krim lufte, krim kundër njerëzimit dhe gjenocid, e mbylli fjalën eksperti.

Të mërkurën, më 23 mars, gjykata dëgjoi ekspertizën e Shadi Sadr-it, e cila ka hetuar së bashku me kolegët e saj mbi torturën dhe dhunën ndaj të burgosurve politikë që nga viti 2010. Puna e saj ka një fokus të veçantë tek të burgosurat politike femra në burgjet e regjimit iranian gjatë viteve 1980. Sadr theksoi se hulumtimi i tyre përfshin edhe masakrën e vitit 1988 ndaj të burgosurve politikë në më shumë se 20 burgje anembanë Iranit.

Trupat e të burgosurve të masakruar nuk u janë transferuar familjeve të tyre dhe në shumicën e rasteve, familjet e të burgosurve politikë të ekzekutuar në burgun famëkeq Evin të Teheranit ose në burgun Gohardasht në vitin 1988 besonin se trupat e të dashurve të tyre ishin varrosur në varre masive të vendosura në një zonë të quajtur Khavaran që ndodhet në juglindje të Teheranit, shpjegoi Sadr.

Organizata Drejtësi për Iranin ka kryer hetime mbi varrezat masive të viktimave të masakrës së vitit 1988 në qytete të ndryshme të Iranit, shtoi Sadr, duke theksuar se regjimi i mullahëve është përpjekur t’i shkatërrojë këto vende.