Saturday, January 28, 2023

Zyrtarët e Iranit: “Krizat Shoqërore po Shkaktojnë Krizën e Sigurisë”

 

A glimpse of the water crisis in Iran’s Khuzestan province. Angry and thirsty people protest and blocked roads.Një fragment i krizës së ujit në provincën Khuzestan të Iranit. Banorët e zemëruar e të etur protestojnë e bllokojnë rrugët.

Kriza e ujit është një tjetër sfidë madhore me të cilën po përballet Irani, sidomos banorët e provincave qendrore e jugore të vendit.

Aktualisht, mbi 11 qytete në provincën Khuzestan kanë mungesa të ujit dhe rreth 700 fshatra nuk kanë tubacione uji dhe furnizohen me ujë përmes cisternave, gjë që nuk ua plotëson as nevojat më minimale.

Gazeta shtetërore Setareh-e-Sobh ka përshkruar shkaqet e mungesës së ujit si një prishje katastrofike të kushteve mjedisore dhe ekosistemit gjatë katër dekadave të sundimit të mullahëve.

Setareh-e-Sobh shkruan: “Fakti që ekspertët janë lënë mënjanë dhe nuk u është vënë veshi paralajmërimeve të ekspertëve e mbështetësve të mjedisit gjatë katër dekadave të fundit, si ndërtimi i digave jo profesionale, ndërtimi i një rruge në mesin e liqenit Urmia, një ndërtim që filloi me lopata e kazma. Pas kësaj nisi procesi i prishjes së gjendjes së liqenit, dhe pavarësisht masave të marra nga qeveritë për ta ndrequr, liqeni nuk i është kthyer ende gjendjes së mëparshme.

E përditshmja shtetërore Hamdeli, më 18 korrik 2021, shprehu frikën e regjimit duke shkruar: “Në mbledhjen e Këshillit të Koordinimit të Menaxhimit të Krizave në Khuzestan, u dhanë sërish paralajmërimet për përsëritjen e ngjarjeve të 2017-ës dhe 2019-ës.”