Sunday, January 29, 2023

Iran: Dita e Tretë e Kryengritjes së Popullit të Khuzestan në Ahvaz, Shush, Karkheh, Susangerd, dhe Kut-abdollah

 

Të rinjtë e rebeluar i vënë zjarrin një automjeti të forcave Basij dhe një Kioske të SSF në Shush
Tre protestues të vrarë; disa të tjerë të plagosur deri tani

 

Kryengritja në mbarë provincën e Khuzestan-it (në jug-perëndim), në protestë ndaj mungesave të ujit, ka vazhduar për të tretën natë rresht pavarësisht masave represive të regjimit. Forcat represive të regjimit hapën zjarr, duke vrarë disa protestues, e duke plagosur shumë të tjerë.

 

Mijëra njerëz u derdhën nëpër rrugët e Kut-Abdollah (pranë Ahvaz-it). Njësitë speciale të IRGC hynë në Kut-Abdollah, dhe Forcat e Sigurisë së Shtetit (SSF) bllokuan të gjitha rrugët që çonin në qytet. Të rinjtë e rebeluar bllokuan autostradën Andimeshk-Ahvaz në distriktin Shavur të qytetit Shush. Demonstruesit e bllokuan rrugën kryesore të hyrjes në qytet duke ndezur zjarre. Ata bllokuan gjithashtu urën Hamidabad në hyrje të qytetit.

Pas sulmit të egër të forcave represive, të rinjtë e zemëruar i vunë zjarrin kioskave të policisë dhe një automjeti të forcave Basij, dhe i morën rrugët nën kontroll. SSF ka kërkuar përforcime.

Banorët e Susangerd protestuan duke bllokuar rrugën kryesore për në Ahvaz. Të rinjtë e rebeluar bllokuan autostradën e Ahvaz në zonën Jafir. Edhe banorët e qytetit Karkheh në Shush dhe banorët e Kut-e SeyyedNaim në Ahvaz iu bashkuan kryengritjes kundër mungesës së ujit.

Zonja Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), ka përshëndetur popullin e ngritur në protestë të Ahvaz dhe të provincës Khuzestan i cili, i dëshpëruar për ujë e liri, ka dalë nëpër rrugë. Znj. Rajavi u bëri thirrje të gjithë të rinjve që të turren në ndihmë të banorëve të Khuzestan, sidomos të të plagosurve. Ajo tha se hapja e zjarrit mbi banorët e paarmatosur dhe rënia dëshmor e bijve trima të Khuzestan-it, demonstron edhe një herë se, për sa kohë që mullahët plaçkitës të mbeten në pushtet, varfëria, papunësia dhe sëmundja do të vazhdojnë. Mullahët ia mohojnë popullit ujin, energjinë elektrike, bukën, strehimin, dhe vaksinat për të mundësuar projektet anti-patriotike bërthamore e raketore, si dhe luftënxitjen në rajon.