Saturday, July 27, 2024

Zahra Nabizadeh aborton nën torturë fetusin e saj 6 muajsh, përballet me dënim me vdekje

Sipas lajmeve që qarkullojnë në rrjetet sociale, Zahra Nabizadeh, një grua shtatzënë e rrëmbyer në Mahabad rreth tre javë më parë, është dënuar me vdekje dhe është në pritje të ekzekutimit.

Zahra Nabizadeh nga Mahabad u rrëmbye mbrëmjen e 25 dhjetorit 2022, nga forcat e sigurisë të regjimit klerikal pa një urdhër arresti dhe u dërgua në një vend të fshehtë. Zahra Nabizadeh ishte shtatzënë në muajin e gjashtë në kohën e arrestimit. Hetuesit e shkelmuan në bark dhe ajo pësoi një abort nën tortura dhe aktualisht ka gjakderdhje të rëndë.

Përdoruesit e rrjeteve sociale shprehën solidaritetin e tyre me këtë protestuese të burgosur. Ata komentuan se regjimi i mullahëve e kishte shpallur abortin të jashtligjshëm, por ata torturuan pa pikë mëshire një grua shtatzënë që luftonte për liri.