Saturday, February 4, 2023

Teksa Ndërgjegjësimi Global Rritet, Irani Vazhdon Ndëshkimin e Pjesëmarrësve të Kryengritjes së 2019-ës

Iran protests, November 2019Të martën, Departamenti i Thesarit i SHBA-ve njoftoi vendosjen e sanksioneve të reja lidhur me shkeljen e të drejtat e njeriut kundrejt një numri zyrtarësh iranianë, si dhe sanksione dytësore me në shënjestër çdo kompani apo institucion financiar që bën biznes me këta individë. Baza për këto sanksione përfshinte sulmet ndaj protestuesve paqësorë dhe shkeljet e procesit të rregullt gjyqësor në lidhje me protestat e vitit 2009 dhe kryengritjen mbarëkombëtare që shpërtheu spontanisht pas rritjes së çmimit të benzinës në nëntor 2019.

Kryengritja e fundit erdhi më pak se dy vjet pas një lëvizjeje të ngjashme që kishte popullarizuar thirrjet e qarta për ndryshim regjimi në mbi 100 qytete të mëdhae të vogla. Kryengritja e vitit 2019 rezultoi edhe më e madhe dhe përfshiu një gamë më të gjerë demografike, duke nxitur kështu një përgjigje të alarmuar nga ana e autoriteteve të regjimit. Forcat e sigurisë dhe Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike hapën zjarr mbi turmat e protestuesve pothuajse menjëherë, dhe Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit (NCRI) më pas raportoi se numri i të vdekurve nga ajo goditje i kishte kaluar 1,500 brenda vetëm pak ditësh.

Kjo shifër u konfirmua më vonë nga Reuters, duke cituar burime nga brenda Ministrisë së Brendshme iraniane. Zyrtarët qeveritarë konfirmuan gjithashtu se të paktën 7,000 njerëz ishin arrestuar gjatë kryengritjes dhe menjëherë pas saj. NCRI vlerëson se shifrat e vërteta të arrestimit janë afërsisht dyfishi i tyre, dhe mbrojtësit e të drejtave të njeriut kanë theksuar në mënyra të ndryshme rreziqet që u kanosen aktivistëve paqësorë nga paraburgimi afatgjatë nga gjyqësori i Iranit.

Në kohën e asaj kryengritjeje, gjyqësori drejtohej nga Ebrahim Raisi, i cili do tëzgjidhej si president i regjimit iranian në qershor 2021. Fushata e tij presidenciale nxiti shumë protesta brenda komunitetit të aktivistëvt iranianë dhe në të gjithë diasporën iraniane, bazuar mbi rolet drejtuese të tij si në kryengritjen e 2019, ashtu edhe në masakrën e 30,000 të burgosurve politikë gjatë verës së 1988.

Përafërsisht në të njëjtën kohë kur u shpallën sanksionet e reja të SHBA-ve, një grup prej 100 deputetësh të Parlamentit Evropian lëshuan një deklaratë duke i kërkuar Bashkimit Evropian dhe shteteve anëtare të tij që të njihnin masakrën e vitit 1988 si një krim kundër njerëzimit dhe një rast gjenocidi.

Në vitin 2020, Amnesty International publikoi një raport që tregonte me detaje se si gjyqësori i Raisit kishte promovuar një fushatë torture sistematike kundër pjesëmarrësve në kryengritjen e vitit 2019, që zgjati disa muaj. Menjëherë pas “zgjedhjeve” presidenciale që sollën Raisi-n në pushtet vitin që pasoi, Amnesty publikoi një deklaratë që e quajti atë zhvillim “një kujtesë të zymtë se mosndëshkimi ka pushtet absolut në Iran” dhe duke sugjeruar se ai duhej të ishte nënshtruar hetimit për ” krimet kundër njerëzimit, të vrasjeve, zhdukjeve me forcë dhe torturave.”

Që përpara se Raisi të konfirmohej si president, disa nga kritikë të regjimit kanë paralajmëruar për potencialin e administratës së tij për të përshpejtuar aktivitete të ndryshme keqdashëse, duke përfshirë goditjen ndaj disidencës dhe abuzimet me të drejtave të njeriut. Këto paralajmërime janë vërtetuar pa dyshim gjatë katër muajve të fundit nga fenomene të tilla si rritja e ekzekutimeve për të cilat tashmë Irani kryeson në shkallë botërore. Të paktën 150 të burgosur raportohet të jenë ekzekutuar që kur Raisi mori detyrën në gusht si dhe janë dhënë dënime me vdekje për persona të akuzuar për një gamë të gjerë “krimesh”, duke përfshirë disa prej atyre që morën pjesë në kryengritjen e vitit 2019.

Cikli i vazhdueshëm i goditjeve dhe trazirave mbështet pa dyshim parashikimin e bërë në korrik nga zonja Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e NCRI. Në një samit online për promovimin e lirisë dhe demokracisë në Iran, ajo reagoi ndaj lajmit të emërimit të Ebrahim Raisi si president duke thënë: “Në epokën e re, armiqësia midis regjimit iranian dhe shoqërisë do të intensifikohet më shumë se kurrë më parë. ”