
“Studentët janë zgjuar. Ata i urrejnë diktatorët”, “Lavdi ditës së studentëve, vdekje Khamenei-t, rroftë Rajavi”
Duke përkujtuar 7 dhjetorin, “Ditën e Studentit” në Iran, Njësitë e Rezistencës dhe mbështetësit e Mujahedin-e Khalq (MEK/PMOI) bënë homazhe për studentët që dhanë jetën për liri dhe në luftën kundër diktaturës fetare duke postuar banderolla, pankarta dhe grafite, në qytete të ndryshme të Iranit.
Ata përsëritën vendosmërinë e tyre për të vazhduar luftën derisa Irani të jetë i lirë dhe theksuan rolin që do të luajnë të rinjtë në protestat e ardhshme. Mbështetësit e MEK postuan gjithashtu mesazhe nga lidershipi i rezistencës (Znj. Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI) dhe z. Massoud Rajavi, udhëheqësi i Rezistencës Iraniane) Këto aktivitete u zhvilluan pavarësisht një pranie të shtuar të forcave të sigurimit në qytete.
Krahas zonave të ndryshme të Teheranit, këto aktivitete u kryen në Isfahan, Mashhad, Karaj, Ardabil, Urmia, Qom, Tabriz, Arak, Neyshabur, Jahrom dhe Takestan.
Në parulla shkruhej: “Rroftë kujtimi i studentëve të martirizuar në masakrën e 1988-ës”, “Studentët janë vigjilentë, ata e urrejnë diktatorin”, “Lavdi Ditës së Studentëve, vdekje Khamenei-t, rroftë Rajavi”





