Raportohen protesta në Teheran & qytete të tjera të Iranit

1005

Municipality workers holding a protest rally in the Sixth District of Ahvaz in southwest IranPunëtorët e bashkisë bëjnë protestë në Lagjen e Gjashtë të Ahvazit në Iranin jug-perëndimor

Raportim nga PMOI/MEK  

Iran, 28 prill 2020—Raportohet se njerëz nga të gjitha sferat e jetës po bëjnë protesta në shumë qytete të Iranit pavarësisht krizës së pandemisë së koronavirusit.

Në Teheran, një grup shoferësh të Aeroportit Ndërkombëtar Khomeini të regjimit parkuan automjetet e tyre dhe u grumbulluan jashtë kompanisë dhe bankës që u kanë dhënë kreditë për automjetet, për të kërkuar që pagesat mujore të kredive të shtyhen për shkak të rënies ekonomike në aeroportet e vendit dhe uljes së numrit të fluturimeve.

Vlen të përmendet që shoferët në këtë aeroport nuk mbështeten nga kompania e shoferëve të taksive dhe janë nën mbikëqyrjen e Ministrisë së Rrugëve & Ndërtimit. Ata nuk gëzojnë sigurim papunësie, racione të veçanta për lëndën djegëse, apo privilegje të tjera që u jepen punëtorëve të tjerë të ngjashëm.

Në qytetin Karaj, që ndodhet në perëndim të Teheranit, një grup pensionistësh që kanë punuar në Spitalin Khomeini zhvilluan një tubim të dielën jashtë spitalit dhe zyrës së Organizatës së Solidaritetit të Bashkive të Provincës Alborz. Këta pensionistë protestojnë për faktin që nuk ua kanë dhënë pensionet dhe sigurimet për pesë muajt e fundit të punës së tyre.

Të dielën më 26 prill, një grup punëtorësh të bashkisë në Lagjen e Gjashtë të Ahvazit, në Iranin jug-perëndimor, zhvilluan një tubim për të protestuar kundër faktit që nuk ua kanë dhënë pagesat dhe sigurimet mujore.

The situation of workers in Iran 2019

Në Ardabil të Iranit veri-perëndimor, një banor vendas u shpreh siç vijon të dielën më 26 prill: “Qeveria dha kredi gjatë pandemisë së koronavirusit e megjithatë tani po përballemi me një krizë të madhe pasi gjithçka kushton shumë më shtrenjtë tani… Edhe liçenca për automjetin tim duhet të rinovohet përsëri. Po kërkojnë që të paguajmë për shërbimin e internetit në shkollat e fëmijëve tanë, për mjetet e tyre, etj. Qiraja mujore për dyqanin, hipoteka, të dyja janë rritur, ndërkohë që po përballemi me një treg me çmime të ulura dhe nuk kemi të ardhura. Çfarë t’ju them tjetër? Nuk ka as edhe një zyrtar të vetëm që të jetë i gatshëm t’i dëgjojë këto shqetësime.

 

Punëtorët e kompleksit të bashkisë në Lushan të provincës Gilan, në Iranin verior, nuk i kanë marrë sigurimet për nëntë muaj.

Në Nowshahr të Iranit verior, shitësit e rrugës mbajtën një tubim jashtë ndërtesës së Këshillit të Qytetit për të protestuar kundër masave të autoriteteve për t’ua mbledhur mallin.

نوشهر تجمع اعتراضی دستفروشان یکشنبه ۷ اردیبهشت

۷ اردیبهشت ۹۹نوشهر تجمع اعتراضی دستفروشان

Të shtunën më 25 prill, të rinjtë e papunë në qytetin Hor pranë qytetit Shush në provincën Khuzestan të Iranit jug-perëndimor, bllokuan hyrjen e qytetit për të katërtën ditë rresht. Ata protestojnë kundër punësimit të punëtorëve jo-vendas me paga më të ulëta nga zyrtarët e kompleksit të kallamsheqerit.

ادامه تجمع اعتراضی جوانان بیکار شهر حُر