Friday, January 27, 2023

Raportim i drejtpërdrejtë: Populli i Iranit vazhdon të qëndrojë i palëkundur në protesta ndërkohë që përgatitet për tubime të mëdha javën tjetër

Iran Protests - Day 77 - December 1, 2022Sipas raporteve të fundit, protestuesit në të paktën 277 qytete në të gjithë 31 provincat e Iranit kanë dalë në rrugë për 77 ditë me rradhë deri tani duke kërkuar të përmbysin regjimin e mullahëve. Mbi 680 persona janë vrarë nga forcat e sigurisë të regjimit dhe të paktën 30,000 të tjerë janë arrestuar, sipas burimeve të lidhura me opozitën iraniane PMOI/MEK.

Nightly protests in Tehran | November 30, 2022

Protestat në Iran vazhdojnë ndërsa njerëzit mbeten të palëkundur në kërkesën e tyre për të përmbysur regjimin e mullahëve dhe për të krijuar një shtet të lirë dhe demokratik. Ndërkohë që regjimi i mullahëve dhe sistemi i tyre i gjerë i sigurisë i kanë shtuar masat shtypëse, populli iranian në qytete të ndryshme anembanë vendit është i vendosur të vazhdojë kryengritjen aktuale, pavarësisht nga uljet dhe ngritjet e ndryshme që mund të përjetohen gjatë rrugës.

Truck drivers on strike in Isfahan | December 1, 2022

Kjo është veçanërisht e vërtetë kur merret parasysh moria e grevave nga tregtarët dhe pronarët e dyqaneve, punëtorët dhe punonjësit e sektorit industrial të vendit, dhe grevën më të fundit nga shoferët e kamionëve.

Strikes and protests continue in Iran’s cities