Kryengritja Mbarëkombëtare në Iran – Dita 76

290

Protesta në Iran-Nr. 165

Në Teheran dhe në qytete të tjera njerëzit shfaqën ngazëllim pas humbjes së ekipit të regjimit në Kupën e Botës; grevat mbarëkombëtare vazhdojnë

Të mërkurën, më 1 dhjetor, në ditën e 76-të të kryengritjes, njerëzit në të gjithë Teheranin dhe në qytete të tjera në mbarë vendin u dyndën nëpër rrugë dhe lagje në orët e para të mëngjesit, pas humbjes së ekipit të regjimit në ndeshjen e Kupës së Botës. Ata thërrisnin “Vdekje Khameneit”.

Mehran Samak, 27 vjeç, u qëllua për vdekje në Bandar Anzali (Irani verior), në zonën Cheragh-Bargh, teksa po festonte humbjen e regjimit në Kupën e Botës. Bazuar në rrëfimet e dëshmitarëve okularë, komandanti i Forcave të Sigurisë së Shtetit i qytetit e qëlloi me armë drejtpërdrejt në kokë Mehranin nga brenda automjetit të tij.

Në kortezhin e varrimit të Mehran morën pjesë një turmë e madhe njerëzish që thërrisnin “Vdekje diktatorit”, “Ky dëshmor është një dhuratë për kombin” dhe “Ti je i shthurur, dhe unë jam një grua e çliruar”. Në mesazhin e tij të fundit në Instagram, Mehran u bënte thirrje njerëzve që të vazhdojnë me grevat dhe kërkesat e tyre dhe të qëndrojnë së bashku.

Të mërkurën, ceremonia përkujtimore e ditës së 3-të të vdekjes së Shuresh Niknam u mbajt në Mahabad dhe njerëzit thërrisnin “Dëshmori nuk vdes kurrë”.

Ebrahim Sharifi, 29 vjeç dhe Avat Qadirpour, 20 vjeç, të cilët u qëlluan drejtpërdrejt nga Garda Revolucionare në Bukan, vdiqën në spitalin e Urmia-s më 29 dhe 30 nëntor respektivisht.

Të mërkurën, në ditën e pestë të saj, greva e shoferëve të kamionëve u përhap në qytetet Mashhad, Firouzkouh dhe Kermanshah. Në Teheran, personeli i kompanisë Novin Sanat Raja, i lidhur me rrjetin hekurudhor, organizoi një tubim proteste. Në Isfahan, fermerë nga zonat lindore dhe perëndimore u mblodhën përpara Autoritetit të Ujit në Isfahan për të kërkuar të drejtat e tyre, dhe punëtorët në Isfahan të Abfa (Kompania e Ujësjellësit dhe Ujërave të Zeza) organizuan gjithashtu një tubim proteste. Infermierët e Universitetit të Shkencave Mjekësore të Isfahanit protestuan me sloganin “Gjithë këto vite tradhti, turp për ministrinë”.

Studentët e Universitetit të Kurdistanit, Universitetit Azad Islamshahr, Universitetit Industrial të Isfahanit dhe Universitetit Ziba të Arteve organizuan protesta dhe hynë në grevë. Në Teheran, nxënëset e shkollave të mesme protestuan me sloganin “Varfëri, korrupsion dhe kosto të larta, do të vazhdojmë deri në rënien e regjimit”. Në rrugën Qasr Dasht në Teheran, nxënësit e shkollave thërrisnin “Vdekje diktatorit” dhe “Khamenei, ne do të të rrëzojmë nga pushteti”. Studentët e shkollave protestuan në Islamabad të Khash, duke thirrur slogane kundër Khameneit.

Të mërkurën në mëngjes, të rinjtë sfidues i vunë zjarrin një prej qendrave të represionit në Kamyaran dhe dogjën në Yazd imazhin e Qassem Soleimanit, komandanti i vdekur i forcave Quds. Në Bandar Abbas, protestuesit sulmuan një bazë të forcave Basij me kokteje molotov. Protestuesit në Kamyaran i vunë flakën bankës qeveritare të Sepah dhe banorët e Sanandaj-it morën nën kontroll dyqanin Janbo që i përket IRGC-së në lagjen Kani Kozle. Më 30 nëntor, Departamenti i Marrëdhënieve me Publikun për Informacionin e Përgjithshëm në provincën Sistan dhe Baluchistan njoftoi vdekjen e Ahmad Salehi, një prej zyrtarëve të kësaj ministrie sipas agjencisë Tasnim të lajmeve të lidhur me Forcat Quds.

Të mërkurën në mbrëmje, në rrugën Kamali të Teheranit, thirrjet “Vdekje Khameneit” dhe “Gjendja e vendit nuk do të përmirësohet derisa mullahët të zhduken” jehonin nga ndërtesat.

Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI -PARIS)

1 dhjetor 2022