Sipas raporteve të mbledhura nga burime të lidhura me Rezistencën Iraniane, në gusht ka patur të paktën 3,568 protesta të regjistruara.
Shumica e protestave në gusht kanë qenë nga punëtorë të industrisë së naftës, numri i të cilave ka arritur në 3,389 protesta në 36 qytete. Sektorët e tjerë kanë zhvilluar 179 protesta në 70 qytete.
Mes të burgosurve, ka patur pesë greva urie në katër qytete.
Greva në vazhdim e punëtorëve të industrisë së naftës
Gjatë gushtit, punëtorët e industrisë së naftës zhvilluan 3,389 greva në 36 qytete dhe 15 provinca.
Punëtorët me kontratë të mbi 80 rafinerive, industrive petrokimike, centraleve të energjisë, dhe objekteve të lidhura me industrinë e naftës kanë zhvilluar greva që më 20 qershor. Protestuesit i kanë pagëzuar këto protesta si “fushata 1400”, duke iu referuar vitit kalendarik iranian. Këta punëtorë kërkojnë paga më të larta, pagat e vonuara, dhe 10 ditë pushim për çdo 20 ditë punë.
Punëtorët
Punëtorët kanë zhvilluar 66 tubime proteste në 24 qytete gjatë gushtit. Mes protestuesve ishin punëtorët e bashkive, punëtorët e industrive petrokimike dhe të çelikut, dhe punëtorët e kallamsheqerit.
Problemet e tyre ekonomike përfshijnë vonesa disa-mujore në marrjen e pagave dhe uljen e pagës.