Wednesday, February 8, 2023

Përmbledhje e Dhunimeve të të Drejtave të Njeriut në Iran – Gusht 2021

Raportet tregojnë se situata e të drejtave njerëzore në Iran po përkeqësohet. Sekretari i Përgjithshëm i OKB ka paraqitur një raport në Asemblenë e Përgjithshme të OKB, ku përshkruhet përkeqësimi i situatës së të drejtave njerëzore në Iran, dhe faktet më të fundit e konfirmojnë gjithashtu këtë realitet.

Më poshtë vijon një përmbledhje e rasteve të represionit dhe dhunimeve të të drejtave njerëzore në Iran gjatë gushtit 2021:

Ekzekutimet në Iran, gusht 2021:

Në gusht 2021 janë ekzekutuar të paktën 27 të burgosur të akuzuar për vrasje dhe shkelje të lidhura me drogën në burgjet qendrore të Zahedan, Qom, Isfahan, Esfarayen, Kermanshah, Kerman, Birjand, Karaj, në burgun Jiroft, në burgun qendror të Mashhad dhe të Urmia-s. Të gjithë të ekzekutuarit janë meshkuj. Moshat e tyre janë midis 25 dhe 61 vjeç.

Shumica e ekzekutimeve janë kryer në burgjet qendrore të Isfahan, Qom-it qendror, Urmia-s qendrore.

Më 1 gusht, Mohammad Ali Sharifi, 38 vjeç, u ekzekutua në burgun Jiroft, i akuzuar për vrasje, pas 16 vitesh.

Më 2 gusht, Sajjad Sanjari (kundërvajtës fëmijë) i cili ka qenë 15 vjeç në kohën e arrestimit, është ekzekutuar në fshehtësi në burgun qendror të Kermanshah pas 10 vitesh burg, pa dijeninë e familjes së tij.

Më 4 gusht, Mojtaba Tondro, 45 vjeç, u ekzekutua në burgun qendror të Karaj, i akuzuar për vrasje, pas 17 vitesh burg. Vëllai i tij, një mundës dhe një oficer ushtrie ishin ekzekutuar pak kohë para tij.

Më 8 gusht, 37-vjeçari Salim Mohammadi, i cili kishte qenë i sëmurë dhe ishte dërguar në spital nën anestezi, e kanë rikthyer në burgun qendror të Isfahanit pas shërimit në spital dhe e kanë ekzekutuar menjëherë.

Më 10 gusht, dy të burgosur Baluch, Nabi Noti Zaha dhe Ebrahim Ghanbarzehi, u ekzekutuan në burgun qendror të Kermanit pasi kishin kaluar pesë vite në burg, nën akuza të lidhura me drogën, edhe pse në kohën e arrestimit, ata  nuk kishin patur drogë.

Më 24 gusht, 25-vjeçari Amir Ali Hosseini u ekzekutua nën akuzën e vrasjes pas dy vitesh burg në burgun qendror të Qom, ndërkohë që ishte i pafajshëm, pavarësisht protestave të familjes kundër gjyqit të tij përpara burgut.

Arrestimet në Iran, gusht 2021:

Në gusht 2021, sipas lajmeve të publikuara, të paktën 762 njerëz janë arrestuar me pretekste të ndryshme.

Arrestimet arbitrare:

Gjatë kësaj periudhe, 21 njerëz janë arrestuar nga forcat e zbatimit të ligjit, forcat e sigurisë, dhe Forcat Speciale me pretekstin se janë përplasur me njësitë speciale të regjimit që kishin sulmuar fshatin Hosseinabad në Zanjan, kanë fyer gjëra të shenjta në internet, dhe kanë qenë aktivë kundër qeverisë në Instagram.

Arrestimi i minoritarëve fetarë:

Një qytetar Baha’i është arrestuar për të vuajtur dënimin me burg.

Arrestimet politike:

Agjentët e sigurisë, forcat e zbatimit të ligjit, dhe agjentët e inteligjencës të IRGC-së kanë arrestuar të paktën 68 njerëz me pretekste të ndryshme si mbështetje dhe veprimtari të lidhura me opozitën Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (MEK/PMOI), pjesëmarrje në veprimtari kundër sigurisë kombëtare, publikim të materialeve rreth protestave në Mashhad, pjesëmarrje në varrimin e një kundërshtari të vrarë të regjimit, pjesëmarrje në tubime në mbështetje të kryengritjes në Khuzestan, kritika ndaj veprimeve të Khamenei-t (liderit suprem të regjimit), propagandë në favor të partive opozitare, dhe nxitje të protestave.

Arrestimet shoqërore:

Rreth 672 njerëz janë arrestuar nga policia, të akuzuar për arratisje, vjedhje, mashtrime përmes internetit, dhe si banditë.

Tortura në Iran, gusht 2021

Tortura fizike:

Soheil Aliari dhe Hossein, dy të burgosur në burgun Adelabad në Shiraz, janë dënuar për shitje droge dhe janë rrahur nga rojat e burgut. Arsyeja e rrahjes ishte se ata ishin falur në qeli dhe jo në Hosseiniyah të burgut.

Tortura psikologjike:

Të burgosurën politike Maryam Akbari e kanë zhvendosur në burgun e Semnan, në gjendjen më të keqe shëndetësore, dhe e kanë privuar nga vizitat, duke e kufizuar vetëm me kontakte telefonike me familjen e saj.

Salaheddin Sharifzadeh dhe Hassan Beit Abdullah, dy të burosur politikë të mërguar në burgun Khalkhal, janë privuar nga trajtimi mjekësor pavarësisht se vuajnë nga koronavirusi.

Iraj Sufi Mohammad, një i burgosur politik në burgun qendror të Urmia-s, është transferuar në qeli të izoluar pas një greve urie në protestë kundër kërkesës për ta transferuar në burgun qendror të Mahabad.

Vrasjet Arbitrare:

Agjentët e regjimit kanë vrarë disa Culbar (hamaj) dhe banorë të qyteteve të ndryshme.

Ndërkohë që oficerë të inteligjencës të Kahnooj po ndiqnin dhe qëllonin mbi një automjet që transportonte karburant në aksin Faryab-Kahnooj, automjeti u përmbys dhe u dogj, duke shkaktuar vdekjen e një fëmije 10-vjeçar që kishte ngecur në makinë.

Abdol Latif Takband, hamall që merrej me transportimin e karburantit, është qëlluar për vdekje nga agjentë të inteligjencës të IRGC-së në Rusk ndërkohë që po kthehej nga kufiri me Pakistanin.

Oficerët e zbatimit të ligjit i dhanë urdhër Hayatullah Abdi-ut, një fermeri në Aligudarz, që të ndalonte. Hayatullah nuk i vuri re dhe vazhdoi rrugën, kështu që oficerët e zbatimit të ligjit reaguan menjëherë duke e qëlluar në kokë. Ai ishte baba i dy vajzave të vogla.

Omid Khezri, 47 vjeç, është vrarë në zonat kufitare të Baneh nga Regjimenti i Kufirit, duke e qëlluar direkt. Ai ishte i martuar dhe kishte dy fëmijë.

Vrasje me anë të torturës

Hadi Atazadeh ka vdekur në burgun e Ahar pasi e kishin rrahur me kamxhik dhe e kishin transferuar në karantinën e burgut. Në trupin e tij kishte shenja torture.