Friday, September 13, 2024

Pse u Bën Presion Regjimi i Mullahëve të Afërmve të Dëshmorëve të Protestave Iraniane?

 

Foto të disa dëshmorëve të protestave të nëntorit 2019 në Iran

Në vigjilje të përvjetorit të protestave madhore të 2019-ës në Iran, regjimi i ka rritur masat shtypëse për t’iu kundërvënë një kryengritjeje të mundshme.

Raportet e marra nga Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI/MEK) nga brenda vendit tregojnë se regjimi po u bën presion familjarëve të dëshmorëve të kryengritjes së nëntorit të shkuar.

Sipas MEK, të dielën, agjentët e Ministrisë së Inteligjencës dhe Sigurisë (MOIS) të regjimit kanë kërcënuar familjarët e njërit prej dëshmorëve të kryengritjes së nëntorit, i identifikuar si Mohammad, që të mos organizojnë ceremoni përkujtimore për të birin.

Nëna e këtij dëshmori thotë: “MOIS thirrën burrin dhe djalin tim pak ditë më parë. Ata [agjentët e MOIS] i kanë kërcënuar që të mos përdorin hashtag-e në rrjetet sociale lidhur me kryengritjen e nëntorit. Ata madje arrestuan një shok të djalit tim të ndjerë, i cili vetëm sa kishte vendosur një foto të Mohammad-it me një hashtag lidhur me kryengritjen. Pasi e morën në pyetje, ata [agjentët e MOIS] ia konfiskuan celularin.”

Në një tjetër akt të dëshpëruar të dielën, forcat e regjimit në Behbahan të Iranit jug-perëndimor shkatërruan rrugën që të shpie në varrezat Behesht-e Rezvan, ku janë të varrosur martirët e kryengritjes së nëntorit. Sipas MEK, byroja e MOIS në Behbahan ka urdhëruar shkatërrimin e rrugës për në varrezat Behesht-e Rezvan

Behbahan ka qenë skenë e protestave të shumta popullore. Një numër i madh protestuesish janë vrarë në këtë qytet nga forcat e regjimit.