Thursday, March 28, 2024

E burgosura politike kurde Sakineh Parvaneh dërgohet në izolim

Kurdish political prisoner Sakineh Parvaneh sent to solitary confinementTë burgosurën politike kurde Sakineh Parvaneh e kanë transferuar në burgim të izoluar me urdhër të autoriteteve të burgut të Quchan.

Znj. Parvaneh e dërguan në një qeli të izoluar të hënën, më 9 nëntor 2020, si përgjigje ndaj grevës së urisë që ajo nisi që më 31 tetor në protestë ndaj Ajozhvendosjes së saj të mundshme përsëri në burgun e Isfahan-it. Në ditën e tetë të grevës së urisë, ajo qepi buzët.

E burgosura politike kurde SakinehParvaneh ka bërë gjithashtu kallëzim ndaj autoriteteve të burgut për faktin se e kanë torturuar dhe transferuar në spitalin psikiatrik Aminabad në Shahr-e Rey. Atë e kanë rrahur brutalisht disa herë deri tani në burgjet e Evin dhe Qarchak.

Më 25 qershor 2020, Sakineh Parvaneh publikoi historinë e arrestimit të saj në vjeshtën e 2019-ës.

Në një letër të hapur nga burgu, ajo shkruan se fillimisht ka kaluar dhjetë ditë në qendrat e paraburgimit në Marivan dhe Sanandaj, në provincën Kurdistan. Më pas, autoritetet e dërguan në burgun Evin të Teheranit. Gjatë kohës së saj në Pavijonin 209 të burgut Evin, ajo ka pësuar tortura të egra fizike gjatë marrjes në pyetje.

Në mars 2020, atë e dërguan në burgun Qarchak si ndëshkim për faktin se kishte shkruar graffiti në muret e Evin. Gjatë këtij transferimi e kanë rrahur brutalisht dhe e kanë mbajtur në burgim të izoluar me gjymtyrët në pranga. Më pas, për ta shtuar presionin mbi këtë të burgosur politike kurde dhe për t’ia thyer guximin, autoritetet e Burgut Qarchak e dërguan atë në spitalin psikiatrik të Aminabad në Teheran. Pas 25 ditësh, e kthyen në seksionin e karantinës të burgut Qarchak.

Më 25 maj 2020, Gjykata Revolucionare e Teheranit e dënoi Sakineh Parvaneh me 5 vite burg dhe e privoi nga anëtarësimi në çdo grup politik për tre vite. Atë nuk e kanë lejuar të përfaqësohej ligjërisht nga askush gjatë procedurave të gjyqit.